KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haradinaj, VV-së: Ndaluni, po shkoni në rrugë të rrezikshme
Politikë

Haradinaj, VV-së: Ndaluni, po shkoni në rrugë të rrezikshme

Kosova News
Kosova News 11:45 -28/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit, në të cilën nuk mori pjesë asnjë parti opozitare, tha se veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Ekonomia Online.

“Në prag të zgjedhjes së Presidentit të ri, situata është ndryshe nga të gjitha ato që kemi parë në Kosovën e pasluftës. Ato që i paraprijnë seancave zgjedhore, në mjediset e parlamentit dhe jashtë tyre, janë të mbushura me shantazhe, me kushtëzime të tipeve të ndryshme, bashkë me një rrugëtim shumë të rrezikshëm.

Dhe vërtet i bëj thirrje VV-së (Vetëvendosjes) që të ndalet, të mos vazhdojë në këtë drejtim. Ruajtja e pushtetit, mbajtja e pushtetit dhe ardhja në pushtet janë të mundshme duke respektuar Kushtetutën, duke respektuar demokracinë e vendit. Nëse shkojmë në këtë rrugë të rrezikshme, ne po rrënojmë funksionet bazë kushtetuese dhe nuk na mbetet rrugë tjetër përpos t’i drejtohemi qytetarit, sovranit, që të mobilizohemi të gjithë dhe ta mbrojmë kushtetutshmërinë e Kosovës”, u shpreh ai.

“E kemi detyrë, e kemi obligim dhe unë besoj që sovrani e ka këtë të drejtë jetike në këtë vend. Kuptohet, me veprime që sovrani vetë i përcakton, që mund të jenë protesta apo veprime të tjera të përshkallëzimit që vlerësohen të nevojshme.

Por prapë, edhe njëherë, u bëj thirrje të dijshmëve dhe të përgjegjshmëve: mos u bëni pjesë e shkeljes së Kushtetutës, e diktaturës. Njëkohësisht edhe zonjës që kandidon për presidente, por edhe deputetëve të komuniteteve joshumicë dhe të gjithë atyre që kanë logjikë, të ndalen, pra të mos vazhdojnë të jenë pjesë e këtij puçi.

Kushdo që bëhet pjesë e veprimeve që shkelin Kushtetutën e vendit në këtë mënyrë, pra që cenojnë rendin kushtetues, mbulohet me turp. Është turp për jetë. Nuk ka rëndësi kush janë apo çfarë kanë bërë deri në këtë moment, por nëse bëhen pjesë e dhunimit të Kushtetutës, e kësaj çmendurie të rrezikshme, kuptohet që pason turpi për të gjithë ata që bëhen pjesë. Ju faleminderit, media”, tha Haradinaj

Gjithashtu lexoni:

Dugolli takon kongresistin amerikan, diskutojnë për partneritetin

Gërvalla: Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme do të jetësohet

Arben Gashi kërkon zgjedhje të reja në LDK

Nesër pritet të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Basha rikonfirmon përkushtimin e Kosovës për projektet infrastrukturore

Kosova News 28/04/2026 28/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
71%
1 km/h
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
36 °C
Wed
30 °C

Lajmet e Fundit

SHBA-ja kryen sulme ndaj Iranit pas sulmit ndaj një anijeje mallrash
23:15 -26/06/2026
Dugolli takon kongresistin amerikan, diskutojnë për partneritetin
22:51 -26/06/2026
Arrin në 920 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë
21:37 -26/06/2026
Gërvalla: Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme do të jetësohet
21:28 -26/06/2026
Zjarri përfshin një objekt në Vragoli të Fushë-Kosovës, shkaktohen dëme materiale
20:34 -26/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?