KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haradinaj thotë se Kurti po u shërben interesave ruse e serbe për destabilizim të veriut
PolitikëSiguri

Haradinaj thotë se Kurti po u shërben interesave ruse e serbe për destabilizim të veriut

Kosova News
Kosova News 17:16 -12/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka vlerësuar se kryeministri, Albin Kurti, është duke u shërbyer interesave të Rusisë e të Serbisë, për destabilizim të veriut e të rajonit.

Kjo sipas tij po ndodh pasi që Kurti ka refuzuar këshillat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shtyrje të ekzekutimit të vendimit për targat ilegale.

Haradinaj ka vlerësuar se po të shtyhej ekzekutimi i këtij vendimi, gjendja në veri nuk do të ishte ajo që është tani.

Si pasojë e kësaj, Haradinaj ka vlerësuar se Kosova është shndërruar edhe në fajtor për gjendjen e krijuar në veri të vendit.

Në një kolumne dërguar mediave, Haradinaj ka theksuar se Kurti nuk mund të amnistohet për gjendjen e krijuar në veri.

“Kosova assesi nuk guxon të lejojë që bandat dhe krimi ta marrë kontrollin në veri. Por është e domosdoshme që Kosova njëkohësisht t’i gjykojë drejt edhe veprimet e veta dhe të institucioneve të saj. Përfundimisht, kryeministri Kurti duke refuzuar ta ndjekë rrugën amerikane, është duke u shërbyer interesave ruse dhe serbe për destabilizimin e veriut dhe të rajonit”, ka shkruar Haradinaj.

Ai është shprehur i bindur se SHBA-të dhe NATO-ja nuk do ta lejojnë një gjë të tillë dhe se në veri do të kthehet normaliteti.

Sipas Haradinajt pas sanimit të pasojave nga gjendja e krijuar, secili që ka qenë i përfshirë në aktet kriminale në veri do ta marrë ndëshkimin e merituar.

Sipas tij Kurti dhe Qeveria, nuk duhet të ndërmarrin asnjë hap krye në vete e pa koordinim me partnerët SHBA-të dhe Bashkimin Evropian. “Me Serbinë nuk mund të merremi vesh pa ndihmën e Amerikës dhe Albin Kurti duhet ta kuptojë këtë”, ka shkruar Haradinaj.

Gjithashtu lexoni:

Mosmarrëveshje mes disa personave në Prishtinë, sekuestrohen dy pistoleta me 112 fishekë

Gjendet kokainë e marijuhanë në burgun e Dubravës

Një grua raporton për ngacmim seksual në Mitrovicë të Veriut

Policia realizon 156 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 21 urdhëresa për vepra penale në Prishtinë

Vazhdon gjykimi për rastin “Banjska”, dëshmon polici Alban Rashiti

Kosova News 12/12/2022 12/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
80%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Mosmarrëveshje mes disa personave në Prishtinë, sekuestrohen dy pistoleta me 112 fishekë
10:44 -09/06/2025
Gjendet kokainë e marijuhanë në burgun e Dubravës
10:37 -09/06/2025
Totaj publikon agjendën për festat e qershorit, fton publikun për pjesëmarrje
10:20 -09/06/2025
Një grua raporton për ngacmim seksual në Mitrovicë të Veriut
10:19 -09/06/2025
Policia realizon 156 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 21 urdhëresa për vepra penale në Prishtinë
10:16 -09/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?