KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haradinaj: Suhareka, model i qeverisjes me vizion dhe përkushtim
Politikë

Haradinaj: Suhareka, model i qeverisjes me vizion dhe përkushtim

Kosova News
Kosova News 20:12 -14/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka potencuar udhëheqjen komunale të Suharekës si një shembull i qeverisjes efektive dhe të suksesshme.

Ai theksoi se qyteti i Suharekës është shndërruar në një qendër të zhvillimit ekonomik, falë udhëheqjes vizionare të Bali Muharremajt.

“Suhareka është shembulli i gjallë se si duhet të qeveriset – me vizion, përkushtim dhe partneritet të ngushtë me sektorin privat. Nën udhëheqjen e Bali Muharremajt, ky qytet është shndërruar në qendër të zhvillimit ekonomik. Ujëmbledhësi i Dragaqinës, stadiumi i ri dhe ngrohtorja qendrore nuk janë thjesht premtime – janë projekte konkrete që do të realizohen për një cilësi më të mirë jetese.

Ekipi ynë për Kuvendin e Kosovës – Bali Muharremaj, Albana Bytyqi, Kymete Bajraktari, Samir Bytyqi, Driton Maliqaj, Mensur Selimaj, së bashku me partnerët tanë nga koalicioni Jehona Rrafshi Lumi dhe Murtez Zekolli – është garanci për realizimin e programit tonë për Kosovën ku fitojnë të gjithë. Pjesë e këtij plani, është anëtarësimi direkt në NATO, rritja e pagës minimale dhe pensioneve në 500 euro, pagës mesatare në 1000 euro dhe trefishimi i buxhetit për bujqësi.

Ndërtimi i termocentralit të ri me gaz amerikan do t’i japë fund varësisë energjetike nga Beogradi dhe do të ulë çmimet e energjisë për çdo familje. Pakoja për Mirëqenien e Familjes do të sigurojë që asnjë familje të mos mbetet pa përkrahje. Këto janë planifikime të detajuara për transformimin e Kosovës.

Koha e improvizimeve dhe paaftësisë ka marrë fund. Më 9 shkurt, votoni 137 për Kosovën Fituese – për një shtet me ushtri të fortë, sundim të ligjit dhe prosperitet ekonomik për të gjithë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Gjithashtu lexoni:

Gërvalla takohet me Backes, zotohen për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional

Presidentja Osmani kërkon nga partitë politike të gjejnë rrugëdalje për konstituimin e Kuvendit

Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Tajlandës

Haziri: Për herë të parë nuk po zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Terras: Pasi të formohen institucionet mund të ketë përparim në heqjen e masave për Kosovën

Kosova News 14/01/2025 14/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
51%
1 km/h
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
38 °C
Mon
37 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Gjendet pa shenja jete një 80-vjeçare në Prishtinë
23:21 -03/07/2025
Gashi për deklaratat e Kurtit: Ishin konstatime, jo akuza
23:17 -03/07/2025
Festivali “Rock & Blues” mbush xhepat e miqve të kryetarit Totaj – Vetëvendosje në Prizren kërkon hetim urgjent
22:29 -03/07/2025
Digjet një objekt në Zonën Industriale në Prishtinë
22:07 -03/07/2025
Mediat belge shkruajnë për përfaqësimin ushtarak të Kosovës në Bruksel
21:46 -03/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?