KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Politikë

Haradinaj pret ministrin Hasani: Anëtarësimi në NATO mbetet synim ynë

Kosova News
Kosova News 19:46 -16/01/2024

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, ku ka vlerësuar lartë angazhimin e Shqipëria në mbështetje të Kosovës.

“Mirëprita sot në selinë e Aleancës, ministrin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani me bashkëpunëtorë. Në takim vlerësova angazhimin e qeverisë shqiptare në mbështetje të Republikës së Kosovës, në shumë çështje të rëndësishme. Projekti i hekurudhës i inicuar në qeverinë tonë, që tani po bëhet realitet ndryshon epokën e shqiptarëve”, ka thënë Haradinaj.

Roli i Shqipërisë për anëtarësimin e Kosovës në NATO, sipas tij, është tejet i rëndësishëm.

“Në këto etapa vendimtare kërkojmë mbështetjen e qeverisë shqiptare, tani në veçanti kur e dimë që Shqipëria udhëheq shumë iniciativa rajonale, siç është Karta e Adriatikut dhe disa të tjera. Ne, bashkërisht duhet të kemi pozicion sa më të qartë dhe më unik në raport me interesin kombëtar dhe të dy shteteve”, tha Haradinaj.

Anëtarësimi i Kosovës në NATO, siç tha Haradinaj, mbetet synim kryesor i yni si shtet, si garancë për më shumë stabilitet në rajon e botë.

“Krahas mbështetjes së aleatëve tanë perëndimorë në krye me SHBA-të, roli i Shqipërisë është tejet i rëndësishëm në arritjen e këtij objektivi por edhe në proceset e tjera euro-integruese të Kosovës”, është shprehur Haradinaj.

[ruby_related total=5 layout=5]

Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?