Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Policia e Kosovës është institucion model edhe për vendet e rajonit.
Me rastin e 24-vjetorit të krijimit të Policisë së Kosovës, Haradinaj ka theksuar se ky institucion është një prej sukseseve më të mëdha të shtetit tonë.
“Policia e Kosovës konsiderohet model edhe për vendet e rajonit”, ka thënë Haradinaj.


