Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar veprimtarinë e Adem Demaçit në 5-vjetorin e vdekjes së tij.
Haradinaj tha se Adem Demaçi ishte frymëzim për brezat e sakrificës, që kulmoi me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke shtuar se anjehërë nuk u ndal se angazhuari për realizimin e idealeve për të cilat ai kaloi tri dekada në burgjet famëkeqe serbe.
“Në 5-vjetorin e kalimit në përjetësi, kujtojmë sot veprimtarin e dalluar të çështjes kombëtare, kolosin shqiptar, Adem Demaçi.
Secili vit i jetës së bacës Adem, ishte frymëzim për brezat e sakrificës, që kulmoi me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai nuk u ndal asnjëherë së angazhuari për realizimin e idealeve për të cilat kishte kaluar tri dekada në burgjet famëkeqe serbe.
Baca Adem do të mbetet përgjithmonë në kujtesën historike si njeriu i hekurt që nuk e mposhtën as torturat më mizore të regjimit serb.
Mirënjohës përjetë rrugëtimit të tij jetësor në shërbim të atdheut!”, ka shkruar Haradinaj.