KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haradinaj për partneritetin Kosovë-SHBA: Kryeministër, presidente mos e merrni në qafë Kosovën
Politikë

Haradinaj për partneritetin Kosovë-SHBA: Kryeministër, presidente mos e merrni në qafë Kosovën

Kosova News
Kosova News 10:04 -16/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se i sheh me shqetësim deklaratat e ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, i cili të enjten ka theksuar se situata me dinarin e ka dëmtuar partneritetin mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Haradinaj ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, siç ka thënë “të mos e marrin në qaf Kosovën”.

Ai ka kërkuar që Kosova t’i rregullojë raportet me SHBA-në, në mënyrë që ta fitojë anëtarësimin në NATO.

“Besoj se duhet ne në Kosovë të gjithë të kemi qartësi, pra s’guxojmë më tutje të heshtim nëse e shohim ambasadorin në konferencë për shtyp, shqetësimin e tij, emocionin e tij se ai me dhimbje i thotë ato që i thotë, edhe nëse nuk veprojmë nuk është mirë. Pra së pari i kisha bërë thirrje kryeministrit, presidentes të mos e marrin në qaf Kosovën, pra t’i kthehen një marrëdhënie të besueshme me Amerikën edhe ta synojmë fitoren e krejt fitoreve që është anëtarësimi në NATO, e jo fitore ditore sa me e rrit votën sepse partitë shkojnë e vijnë por Kosova pa Amerikën e ka vështirë”, ka thënë Haradinaj në një deklarim për EO.

Hovenier në një deklarim për media të enjten, e ka bërë të qartë se situata me dinarin ka ndikuar në partneritetin e SHBA-së me Kosovën, duke demantuar eksponentë të Qeverisë të cilët e kanë thënë të kundërtën.

Hovenier ka thënë se SHBA-ja ka shqetësime domethënëse për Rregulloren e re të BQK-së. 

“Një nga zyrtarët më të lartë amerikan, James O’Brien e bëri të qartë dhe mesazhi im është i qartë – SHBA-ja ka shqetësime domethënëse për zbatimin e Rregullores së BQK-së. Shqetësimet i kemi thënë në publik dhe privat”, ka thënë Hovenier.

Rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), e cila ka hyrë në fuqi nga 1 shkurti, e bën euron si valutën e vetme për pagesa në Kosovë. Kjo ka nxitur reagime nga komuniteti serb që pranon pagesa në dinarë nga Serbia. Ndërkombëtarët, veçanërisht SHBA-ja, i kanë bërë thirrje Qeverisë ta shtyjë vendimin për një periudhë tranzicioni, për të informuar më mirë qytetarët. Por nga Qeveria nuk kanë dhënë shenja do të heqin dorë – megjithëse BQK-ja ka njoftuar se do të ketë afat tre muaj për “edukim dhe informim” të komuniteteve. Ministri i Financave, Hekuran Murati, të mërkurën ka thënë se raportimet për prishje të marrëdhënieve me SHBA-në janë “propagandë e Beogradit”.

Gjithashtu lexoni:

Britania e Madhe dërgon aeroplanë luftarakë në Lindjen e Mesme

Kosova del me qëndrim zyrtar: Irani po rrezikon stabilitetin global!

Anulohet raundi i ri i negociatave bërthamore SHBA-Iran në Oman

Përderisa Kosova thellon bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes me SHBA-në, Çitaku thotë se “Kurti ka djegur të gjitha urat”

Zyra e BE-së në Prishtinë qorton KPK-në: Dorëheqjet e parakohshme të bashkërenduara e vonojnë reformën, zhvillimet janë për keqardhje

Kosova News 16/02/2024 16/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
25°C
Pristina
clear sky
26° _ 24°
36%
4 km/h
Sat
24 °C
Sun
26 °C
Mon
29 °C
Tue
28 °C
Wed
28 °C

Lajmet e Fundit

Distria e argjendtë në Botëror
19:43 -14/06/2025
Britania e Madhe dërgon aeroplanë luftarakë në Lindjen e Mesme
19:33 -14/06/2025
Kosova del me qëndrim zyrtar: Irani po rrezikon stabilitetin global!
19:04 -14/06/2025
Anulohet raundi i ri i negociatave bërthamore SHBA-Iran në Oman
18:38 -14/06/2025
Përderisa Kosova thellon bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes me SHBA-në, Çitaku thotë se “Kurti ka djegur të gjitha urat”
18:06 -14/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?