KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haradinaj nis vizitën në Gjermani, takon strukturat e AAK-së në Bavari
Politikë

Haradinaj nis vizitën në Gjermani, takon strukturat e AAK-së në Bavari

Kosova News
Kosova News 20:06 -18/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

 Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë në ditën e parë të vizitës në Gjermani, ka takuar anëtarë të Këshillit të degës së AAK-së për Bavari.

Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Në ditën e parë të qëndrimit në Gjermani bashkë me kolegë nga kryesia qendrore u pritëm në takim nga Këshilli i degës së AAK-së për Bavari, në Nyrnberg. Nga Kryetari i Degës për Bavari, z. Selim Hoti, u informuam për aktivitetet e Aleancës në Republikën e Bavarisë, ku ndër tjerash theksoi mbështetjen në rritje për Aleancën nga bashkatdhetarët tanë në Gjermani”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka takuar bashkatdhetarë që po tregojnë sukses të dalluar në biznes dhe shërbime ndaj komunitetit që jetojnë e veprojnë në këtë vend.

“Shpreha mirënjohjen për punën dhe angazhimin ndaj kryetarit dhe strukturave të Aleancës në këtë nëndegë, si dhe ndaj kryetarit për Gjermani z. Ukë Blaka, të cilët kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm në shtrirjen e AAK-së në Gjermani. Poashtu, bashkë patëm rastin të takojmë bashkatdhetarët tanë që po tregojnë sukses të dalluar në biznes dhe shërbime ndaj komunitetit që jetojnë, kompaninë BBM me pronarë Besim Klinaku dhe Besnik Pangjaj, si dhe Dr. Rauf Ibishin në ordinancën e tij stomatologjike”, është shprehur Haradinaj. 

Haradinaj është mirëpritur edhe nga kryesia e LAPSH udhëhequr nga kryetari Milazim Ukaj.

“E veçantë ishte vizita tek shkolla shqipe në Nuremberg, ku u pritëm nga kryesia e LAPSH udhëhequr nga kryetari Milazim Ukaj. Vlerësova lart angazhimin e gjithë stafit të kësaj shkolle në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditave shqiptare përmes mësimit plotësues për nxënësit shqiptarë, pasi vetëm kështu mund ta ruajmë identitetin tonë kombëtar”, përfundoi Haradinaj.

Gjithashtu lexoni:

Bajqinovci, Hazirit: Nuk jeni as për zgjedhje, as për bashkëqeverisje – për çka jeni?

Bajrami: VV-ja po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues

Presidenca daneze: Do të kërkojmë rrugë për integrimin e Kosovës në BE

Alarmi për bombë, Kurti: Konfirmimi se ky sulm e ka origjinën në Serbi, dëshmi për luftën hibride ndaj Kosovës

Kush është “Kasapi i Bosnjës”, RATKO MLADIQ për të cilin Sveçla tha se u përdor në kërcënimin me bombë ndaj Kuvendit të Kosovës?

Kosova News 18/05/2024 18/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
21° _ 21°
64%
2 km/h
Mon
37 °C
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
19 °C

Lajmet e Fundit

Nesër fillon Universiteti Ndërkombëtar Veror i Prishtinës
23:05 -06/07/2025
Përplasje ndërmjet policisë dhe studentëve në Serbi
22:33 -06/07/2025
Digjen ara me grurë dhe pyje në Lubizhdë të Malishevës
21:53 -06/07/2025
Procesi gjyqësor në Hagë, në fazën vendimtare
21:15 -06/07/2025
Bajqinovci, Hazirit: Nuk jeni as për zgjedhje, as për bashkëqeverisje – për çka jeni?
20:31 -06/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?