KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haradinaj: Largimi nga këshillat amerikane në rrethanat aktuale, i rrezikshëm për Kosovën
Politikë

Haradinaj: Largimi nga këshillat amerikane në rrethanat aktuale, i rrezikshëm për Kosovën

Kosova News
Kosova News 21:07 -08/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vazhduar turin e bashkëbisedimit me qytetarë të Kosovës për tema nacionale dhe ato lokale.

Haradinaj në një bashkëbisedim me qytetarë të Vitisë ka folur për dialogun, krizën ekonomike dhe energjetike me të cilat po përballen qytetarët.

“Në Viti bashkëbisedova me qytetarët për dy situata të rëndësishme për vendin tonë, por edhe për tema lokale që lidhen me komunën e tyre. Duke folur rreth marrëveshjes për njohje reciproke me Serbinë, bëra të qartë rolin madhor që e kanë aleatët tanë strategjik të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, është shprehur Haradinaj.

Ai ka thënë se i ka paralajmëruar institucionet e vendit për pengesat dhe rreziqet që mund të dalingjatë rrugës, për ekonominë si dhe çfarë duhet të bëjmë ne si shtet në përballjen me Serbinë.

“Gjatë këtij procesi, për të ndihmuar Kosovën, kam paralajmëruar institucionet e vendit për pengesat e rreziqet që mund të na dalin gjatë rrugës, nisur nga përvoja ime e gjatë në proceset politike. Andaj, largimi nga këshillat amerikane në një periudhë kur situata është shumë e brishtë, e institucionet nuk e kanë fuqinë e duhur ta mbajnë gjendjen nën kontroll, është gabim i cili nuk falet e që mund t’i kushtojë Kosovës.

Tema e dytë ishte ajo e ekonomisë, për shkak të krizës së thellë që e ka kapluar vendin. Një kryeministër normal, në këtë kohë do të fuste në punë të gjitha kapacitetet e vendit: mendjen e njerëzve, resusrset financiare, pasuritë natyrore, investimet kapitale, e gjithsesi, rritjen e pagave për të gjithë. Përball Serbisë, ne na duhet unitet i brendshëm politik, që marrëveshja e cila na i hap dyert e NATO-s dhe organizatave ndërkombëtare të përmbyllet sa më parë. Atëherë do të kemi mundësinë të fokusohemi në sanimin e gjendjes dhe shpëtimin nga kolapsi i përgjithshëm ekonomik, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Tutje Haradinaj tha se përkrahi idenë e kryetarit degës së AAK-së Labinot Bislimi për projektin ndërkomunal për hekurudhën.

“Në bashkëbisedim, të përkraha idenë e kryetarit degës së AAK-së Labinot Bislimi për projektin ndërkomunal për hekurudhën, projekt madhor për zhvillimin e kësaj komune, që e lidh me Gjilanin dhe Shtimen. Këtë projekt pas parallogarive do ta vendosim në programin e Aleancës, e që do të ketë përkrahjen dhe përkushtimin tonë të plotë që të realizohet”, përfundoi ai.

Gjithashtu lexoni:

Kostoja e lartë financiare shtyn të mbijetuarat e dhunës seksuale të heqin dorë nga ndjekja e rrugëve ligjore

Zhbllokimi i krizës politike, në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Tregu i lirë i energjisë, ZRRE: Bizneset që s’lidhen kontrata furnizohen nga KEK për 60 ditë

Bizneset kalojnë në tregun e lirë energjetik, AKB paralajmëron përshkallëzim të protestave nëse nuk pezullohet vendimi

Pse Vatikani nuk e njeh shtetin e Kosovës?

Kosova News 08/12/2022 08/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
80%
1 km/h
Sun
22 °C
Mon
24 °C
Tue
25 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Musk: Për të qenë i qartë, unë nuk marr drogë
13:02 -01/06/2025
Britania e Madhe po armatoset
12:59 -01/06/2025
Izraeli sulmon palestinezët ndërsa ata prisnin për ndihma humanitare, më shumë se 30 të vdekur
12:56 -01/06/2025
FSHF njofton tifozët se kur përzgjidhen fituesit e biletave për ndeshjen Shqipëri – Serbi
12:53 -01/06/2025
Foda flet për përballjet me Armeninë dhe Komoret si dhe lojtarët e rinj të ftuar në Kombëtare
12:50 -01/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?