KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haradinaj: Kurti e ka ndarë mendjen ta bëjë më keq Kosovën
Politikë

Haradinaj: Kurti e ka ndarë mendjen ta bëjë më keq Kosovën

Kosova News
Kosova News 12:21 -29/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për thellim të krizës politike dhe mungesë vullneti për zgjidhje institucionale.

Pas dështimit të radhës të seancës së Kuvendit për konstituim, Haradinaj tha se Kurti “e ka ndarë mendjen ta bëjë keq e më keq” dhe se nuk po vepron në përputhje me interesin e vendit.

“Ky e ka nda mendjen me bë më keq Kosovën, është problem me këtë njeri. Nuk kam pse me u taku, sepse ai po bën lojë”, deklaroi Haradinaj.

Ai theksoi se Kurti po e injoron hapur edhe mundësitë për dialog institucional, duke kujtuar një rast kur kryeministri në detyrë kishte refuzuar të merrte pjesë në një takim me kryesuesin e Kuvendit, pavarësisht se ishte fizikisht prezent në sallë.

“Ne ishim në seancë, ai kërkoi një konsultë para seancës, por qëndroi në sallë dhe nuk erdhi. Aty shihet se nuk ka qëllim për zgjidhje – por vetëm me bë më keq e më keq”, tha Haradinaj.

Duke iu referuar vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, Haradinaj theksoi se votimi i hapur është rruga kushtetuese për të dalë nga bllokada, por sipas tij, Vetëvendosje po e refuzon këtë mundësi.

“Gjykata ua dha mundësinë të kthehen në votim të hapur, por ata nuk e respektojnë këtë. Ne propozuam që të kthehemi në kushtetutshmëri, por ata po e mbajnë procesin të bllokuar”, përfundoi ai.

Gjithashtu lexoni:

Asociacioni i Komunave të Kosovës akuzon Ministrinë e Financave për bllokim të projekteve komunale

Kosova dhe Shqipëria në fokus të diskutimeve në Bundestag

Deliu deklarohet pas tensioneve në foltore: Në vend të bashkëpunimit po shohim bllokim e arrogancë

A duhet të reagoj presidentja, Sveçla: A shkruan diku në rregullore apo Kushtetutë?

Murati: Opozita, shkelëse e vetme e Kushtetutës – votimi i fshehtë është legjitim

Kosova News 29/06/2025 29/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
73%
1 km/h
Sun
29 °C
Mon
33 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
31 °C

Lajmet e Fundit

IKShPK-ja ka disa këshilla për pushuesit që shkojnë në det
15:16 -29/06/2025
Llapi ndanë rrugët me 12 futbollistë, i falënderon për kontributin e dhënë
15:11 -29/06/2025
Imazhet më të fundit nga Lindja e Mesme, palestinezët qajnë për të dashurit e tyre të vrarë në luftë
15:08 -29/06/2025
Po shkëlqen në Botërorin e Klubeve, katër klube i bëjnë oferta Realit për Gonzalo Garcian
15:05 -29/06/2025
‘Dridhet Beogradi’, dhjetëra mijëra demonstrues kërkojnë rrëzimin e Vuçiqit
15:02 -29/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?