Kreu i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në 557 vjetorin e vdekjes ka kujtuar heroin Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.
Haradinaj po me këtë datë, kujtoi edhe Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka në 43-vjetorin e rënies së tyre.
”17 janari shënon një datë historike për kombin tonë – ditën kur para 557 vjetësh pushoi së rrahuri zemra e kryeheroit Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, themeltar i bashkimit kombëtar që na la amanetin e pathyeshëm të lirisë. Po në këtë ditë, 43 vjet më parë, ranë heroikisht Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, arkitektët e pavarësisë që u flijuan për idealet shqiptare”, ka shkruar Haradinaj.
Ai shkruan se trashëgimia e këtyre burrave të mëdhenj gjendet e gjallë në çdo përpjekje tonën për një Kosovë më të mirë.


