Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Gjermania e bashkuar tregoi lidership në liri dhe demokraci, duke kontribuuar në paqe dhe stabilitet në botë.
Kështu ka thënë Haradinaj në Ditën e Bashkimit të Gjermanisë.
“Gjermania e bashkuar tregoi lidership në liri dhe demokraci, duke kontribuuar në paqe dhe stabilitet në botë. Kosova e sheh Gjermaninë si model zhvillimi, mikun e madh dhe aleatin strategjik në Evropë”, ka thënë Haradinaj.