KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haradinaj konfirmon kandidaturën e Rasim Selmanajt për deputet të Kuvendit nga radhët e AAK-së
Politikë

Haradinaj konfirmon kandidaturën e Rasim Selmanajt për deputet të Kuvendit nga radhët e AAK-së

Kosova News
Kosova News 18:02 -26/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar kandidaturën e parë për deputet të Kuvendit nga radhët e AAK-së për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Haradinaj ka bërë të ditur se ish-deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj do të jetë një nga kandidatët e partisë së tij që do të garojë për ta fituar një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

“Shqiptarët në ish-Jugosllavi trajtoheshin si popull dytësor. Shumë familje shqiptare u ngritën kundër Jugosllavisë së atëhershme për ndarje nga ajo e për bashkim me Shqipërinë. Ndër ato familje që bënë shumë për çështjen kombëtare ishte edhe familja patriotike e atdhetare Selmanaj, pra të gjithë nga kjo familje duke kundërshtuar shtypjen e shqiptarëve u përballën me përndjekjet gjyqësore e politike të asaj kohe si separatista që po e luftojnë Jugosllavinë”, shkroi Haradinaj në një postim në Facebook.

“Rasim Selmanaj si njëri nga të shumtët e kësaj familjeje e kishte të njëjtin fat. Sot Rasimi betohet para atyre që kaluan dekada nëpër kazamatet serbe por edhe para brezit të ri të familjes Selmanaj se do të angazhohet fuqishëm për zgjedhjet nacionale me kandidaturën e tij për deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës”, shtoi ai.

Haradinaj tha se “Rasimi ishte gjithmonë i radhëve të para dhe i misioneve tona të rëndësishme”.

“Angazhimi i tij për zgjedhjet e ardhshme na gëzon dhe do të jetë shtytje e madhe në misionin tonë për një Kosovë të sigurtë e të zhvilluar”, shkroi kryetari i AAK-së.

Gjithashtu lexoni:

Samiti SEECP në Tiranë, ministri Hasani: Bashkëpunimi rajonal është themel për integrimin në BE

Kurti e Vitia vendosin gurthemelin e QKMF-së 2.4 milionëshe në Shtime

LVV në Prizren mirëpret nisjen e hetimeve për ndërtimin e paligjshëm në pronësi të vëllait të shefit të kabinetit të Totajt

Kurti: Për marrëveshje finale, trysnia duhet të jetë mbi Serbinë, mirëpresim rolin e SHBA-së

Gërvalla niset për në Tiranë për takimin e Ministrave të Jashtëm në kuadër të SEECP

Kosova News 26/05/2024 26/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 12°
71%
1 km/h
Mon
29 °C
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
31 °C
Fri
28 °C

Lajmet e Fundit

Arratisja e çmendur në Ohio përfundoi me përmbysje spektakolare
12:46 -16/06/2025
Infinix prezanton serinë Smart 10 me tri modele
12:43 -16/06/2025
Zbulohet emri i gjigantit anglez ku Ekitike dëshiron ta vazhdojë karrierën
12:40 -16/06/2025
Aksidentoi turistin gjerman në Gjirin e Gjipesë, arrestohet drejtuesi i gomones
12:37 -16/06/2025
Samiti SEECP në Tiranë, ministri Hasani: Bashkëpunimi rajonal është themel për integrimin në BE
12:35 -16/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?