KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haradinaj: Kategoritë e lirisë po përballen me varfëri
Lajme

Haradinaj: Kategoritë e lirisë po përballen me varfëri

KosovaNewss
KosovaNewss 17:45 -26/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së tij të sotme në Vushtrri, ka takuar veteranë të luftës dhe familjet e dëshmorëve.

Haradinaj në një postim në Facebook ka thënë se shumica e qytetarëve të Vushtrrisë përballen me mungesë të perspektivës e me varfëri.

“Në Vushtrrinë e traditës e të qytetarisë, pata mundësinë të flas hapur me jo pak prej qytetarëve të saj, që nga mësuesit e studentët, pensionistët e të papunët, të punësuarit e deri te përfaqësuesit e Kategorive të Lirisë. Fatkeqësisht shumica prej tyre me halle jetike, mungesë perspektive e mirëqenieje, të përballur edhe me varfërinë, kjo kryesisht për shkak të politikave të gabuara të qeverisë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka vizituar edhe Zyrën e Familjeve të Dëshmorëve.

“Vizitova edhe Zyrën e Familjeve të Dëshmorëve, ku kisha nderin të takoj edhe disa familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë të mi nga Vushtrria, të rënë heroikisht në Zonën e Dukagjinit. Ne besojmë në një Kosovë ku veteranët dhe familjarët e dëshmorëve nderohen ashtu siç e meritojnë”, është shprehur Haradinaj.

Ai ka thënë se pas 9 shkurtit do të kalojmë në një tjetër nivel të angazhimit e përgjegjësisë.

“Pas 9 shkurtit do të kalojmë në një tjetër nivel të angazhimit, përgjegjësisë por edhe vendosmërisë për një jetë më të dinjitetshme, që do të mundësojë: Përfshirjen e pensioneve të veteranëve të UÇK-së në baraz-vlerë me pagën minimale, e cila nuk do të jetë më e ulët se 500 euro; Implementimin e Ligjit për statusin e vlerave të luftës, i cili mundëson përkrahje institucionale dinjitoze për familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët; Veteranëve do t’u mundësohet të punojnë pa ju hequr pensioni”, ka shkruar Haradinaj.

Gjithashtu lexoni:

Shtohen destinacione të reja nga Aeroporti i Prishtinës

Publikohen çmimet e derivateve për sot

IHMK: MotI me diell, pasdite priten reshje

Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende

PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të

KosovaNewss 26/08/2024 26/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Shtohen destinacione të reja nga Aeroporti i Prishtinës
13:54 -16/06/2026
Mbahet takimi i parë i Grupit Koordinues, Gërvalla: Siguria do të mbetet prioritet i yni për secilin person që përballet me dhunë
13:52 -16/06/2026
IPK suspendon tre zyrtarë policorë në Prizren
13:50 -16/06/2026
BSPK kërkon të ndërpritet puna në ndërtimtari nga ora 11:00 deri në 17:00
13:27 -16/06/2026
Jashari pret në takim mirëseardhës Atasheun e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar
13:24 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?