KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haradinaj: Draftin e Asociacionit do ta dërgojmë në Kushtetuese, s’ka më përkëdhelje nga SHBA-ja
Politikë

Haradinaj: Draftin e Asociacionit do ta dërgojmë në Kushtetuese, s’ka më përkëdhelje nga SHBA-ja

Kosova News
Kosova News 11:58 -06/02/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në planet kryesore të Ramush Haradinajt nëse bëhet kryeministër pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, është që qysh në takimin e parë që do ta mbante në Qeveri do të vendoste për ta dorëzuar draft-statutin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.

Përveç kësaj, Haradinaj mëton që nën mandatin e tij të mundshëm, Kosova mos të vazhdojë më Dialogun me Serbinë, por ky shtet të trajtohet si një vend jonjohës, me të cilin ndahen interesat e përbashkëta.

Ai beson se Kosova është diskualifikuar nga partneriteti që ka pasur me fuqinë botërore dhe se tani duhet të bëjë gjithçka për t’u rreshtuar në krahët e Amerikës.

Mendoj që me mujt me bind presidentin Trump, Serbia na njeh. Nëse i thotë për 24 orë, Serbia na njeh për 23 orë. Pra qëllimi im, strategjia ime është që me mujt sa ma shpejt me hy në tavolinë te presidenti Trump, duke ditë që është krejt ndryshe, është ndryshim tektonik që ka ndodhë në botë”- ka theksuar Haradinaj, duke shtuar e epoka e Trumpit është e paparë më herët dhe se Kosova duhet ta zë hapin në mënyrë që mos të ketë pasoja të mëdha.

Këto veprime, ai premton që do t’i ndërmarrë në mënyrë që Kosova të kualifikohet si palë serioze.

Për dialogun Kosovë-  Serbi që ndërmjetësohet nga Bashkimi Europian (BE) që nga viti 2013, ai thotë se mos të vazhdohet më me arsyetimin se ka një “inflacion të kontratave” prej nisjes së tij.

Haradinaj thotë se administratat e mëhershme të SHBA-së e kanë toleruar, duruar, mbrojtur dhe përkedhelur Kosovën, por një gjë e tillë nuk do të ndodh nga administrata Trump.

“Nuk i intereson kësaj [administrate] a je mirënjohës a mosmirënjohës. Nuk e kanë më atë problem. Zgjidhja e jote është: na kushton pare, nuk je në linjë me ne, nuk je partner i besueshëm- vazhdo. Unë mendoj me ndërru këtë. Na duhet me u rikualifiku. Kjo ka me qenë bukur e zorshme se është një administratë vërtetë shumë interesant, ndryshe se çfarë ka parë bota më parë”, shprehet Haradinaj.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu: Gjithçka gati për seancën konstituive të 6 gushtit

Cakolli: Kosova nuk mund të mbetet pafundësisht me ushtrues detyre në postin e presidentit

Tahiri: Aleanca s’do hise në Qeveri, nëse merren parasysh pikat tona do të ndihmojmë konstituimin e institucioneve

LVV-ja pritet të takohet me Abdixhikun, “s’ka marrëveshje në parim me LDK-në”, thotë Nagavci

A pritet të ketë marrëveshje me LDK-në, flet Haxhiu

Kosova News 06/02/2025 06/02/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
20° _ 18°
75%
1 km/h
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

U arrestua në Serbi nën dyshimin për dhënie të informatave për varrezë masive në Kosovë, Hoti: Tentim-vrasje ndaj të vërtetës
15:49 -31/07/2026
Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
15:14 -31/07/2026
Dyshohet se dha informacione për një varrezë masive në Kosovë, Serbia arreston një person për “spiunazh”
14:45 -31/07/2026
Zbardhja e krimeve të luftës, Pierce: Hap drejt së vërtetës dhe drejtësisë
14:15 -31/07/2026
Haxhiu: Gjithçka gati për seancën konstituive të 6 gushtit
13:46 -31/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?