Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vazhduar takimet me struktura të degëve të partisë nëpër komunat e Kosovës.
Haradinaj, përmes një njoftimi në Facebook, ka njoftuar se sot ka takuar disa nga degët e AAK-së.
“Në vazhdën e takimeve me degët e Aleancës, kam zhvilluar takim me kolegët nga Lipjani, Ferizaji, Hani Elezit dhe Vitia. Bashkë patëm rastin të zhvillojmë bashkëbisedim përmbajtësor për angazhimet tona të përbashkëta në fuqizimin e Aleancës, duke adresuar aspektet organizative dhe objektivat për periudhën e ardhshme. Kolegët i falënderova për angazhimin dhe i urova sukses në punët që na presin. Aleanca po fuqizohet me një energji dhe përkushtim më të fuqishëm se kurrë”, ka shkruar Haradinaj.