KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hapet zyrtarisht “Java e Agjencisë për Menaxhim Emergjent”
Siguri

Hapet zyrtarisht “Java e Agjencisë për Menaxhim Emergjent”

Kosova News
Kosova News 15:37 -28/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Agjencia për Menaxhim Emergjent (AME), në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, përmes një ceremonie,  ka bërë hapjen zyrtare të aktiviteteve: “Ditët e AME-së”, e cila ka filluar sot dhe do të zgjasë deri  më 30 prill 2026.

Me këtë rast, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Genc Metaj theksoi se një ndër sfidat globale mbetet përballja me fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera.

“Kur flasim për ciklin e menaxhimit emergjent, që përfshin parandalimin, gatishmërinë, reagimin dhe rimëkëmbjen, aktiviteti i ‘Ditëve të AME-së’ është kryesisht i fokusuar në parandalim dhe vetëdijesim të qytetarëve. Përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me qytetarët, nxënësit dhe komunitetin, si dhe me zyrtarët emergjentë dhe zjarrfikësit në nivel lokal, synojmë të tregojmë rëndësinë e rolit të agjencisë dhe të veprojmë së bashku në parandalimin e këtyre ngjarjeve”, theksoi në fillim të fjalës së tij Sekretari Metaj.

Ai shtoi se Agjencia për Menaxhim Emergjent është duke bërë përparime të dukshme, duke marrë rolin që i takon në nivel shtetëror si koordinuese kryesore e aktiviteteve të reagimit emergjent dhe në udhëheqjen e përpjekjeve shtetërore për përballjen me fatkeqësitë natyrore.

Në fund Sekretari i Përgjithshëm i MPB-së, z. Genc Metaj, vuri në dukje se sa i përket parandalimit dhe aktiviteteve të kësaj jave, shpresojmë që secili aktivitet të prekë sa më shumë qytetarë, të rrisë ndërgjegjësimin dhe të shërbejë si një moment reflektimi, si dhe si një urë lidhëse mes agjencisë dhe qytetarëve.

Ndërkaq, u.d Drejtori i Agjencisë për Menaxhim Emergjent, z. Shefki Avdullahu, theksoi rëndësinë e kësaj jave dhe misionin e institucionit në shërbim të qytetarëve.

“Është kënaqësi e veçantë që sot para jush të hapim zyrtarisht Javën e Agjencisë së Menaxhimit Emergjent. Kjo javë përfaqëson përgjegjësinë dhe përkushtimin tonë të përditshëm për të mbrojtur jetën, pronën dhe të mirat materiale, në një mjedis ku rreziqet nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera po bëhen gjithnjë e më komplekse”, u shpreh ai.

Ai theksoi se misioni i Agjencisë nuk është vetëm institucional, por një zotim i përditshëm për qytetarët, i mbështetur në katër shtylla themelore: parandalimin, gatishmërinë, reagimin dhe rimëkëmbjen.

Gjatë ditëve të AME-së, Avdullahu theksoi se do të ketë aktivitete të shumta, ku synohet të afrohemi më shumë me qytetarët, të ndahen njohuri praktike dhe të ndërtohet një kulturë e qëndrueshme sigurie, ku vetëm përmes bashkëpunimit dhe vetëdijesimit mund të zvogëlohen  rreziqet dhe të mbrojmë jetën dhe pronën.

Gjatë këtyre ditëve të AME-së do të zhvillohen disa aktivitete që kanë për qëllim zgjerimin e njohurive për këtë agjenci. Do të ketë dhurim vullnetar të gjakut, prezantime në shkolla të ndryshme, promovim të numrit unik 112, si dhe një fushatë të përgjithshme vetëdijësuese.

Gjithashtu lexoni:

Prokurori Kodraliu në gjykimin për sulmin në Ibër-Lepenc: Sulmi ishte i organizuar dhe i planifikuar

Nis mbyllja e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, objekti do t’i jepet Danimarkës për të burgosurit

Bërnjak: Policia kontrollon një veturë me targa të Serbisë, gjen sprej dhe një thikë

Shpërthimi në kanalin Ibër-Lepenc, dy nga tre të akuzuarit sillen në gjykatë

Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja

Kosova News 28/04/2026 28/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Prokurori Kodraliu në gjykimin për sulmin në Ibër-Lepenc: Sulmi ishte i organizuar dhe i planifikuar
11:42 -09/07/2026
Nis mbyllja e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, objekti do t’i jepet Danimarkës për të burgosurit
11:23 -09/07/2026
Konjufca pret në takim zëvendësministrin italian
11:02 -09/07/2026
Bërnjak: Policia kontrollon një veturë me targa të Serbisë, gjen sprej dhe një thikë
10:33 -09/07/2026
Rruga Junik-Gjeravicë drejt përfundimit, investim mbi 4.8 milionë euro
10:12 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?