Shërbimi Korrektues i Kosovës ka shpallur konkurs për punësimin e pesëdhjetë grave në pozitat e zyrtareve korrektuese.
Për hapjen e këtij konkursi ka shkruar edhe vetë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tha se punësimi i grave është i rëndësishëm për shoqërinë dhe për institucionet.
“Institucionet e sigurisë nuk janë vende vetëm për burrat. Inkurajoj të gjitha gratë dhe vajzat të cilat posedojnë kriteret e kërkuara sipas konkursit që të aplikojnë. Suksese dhe mbarësi të gjithave!”, ka thënë Haxhiu.
Konkursi për pranimin e aplikacioneve për gratë e interesuara që të punojnë në ShKK do të jetë i hapur për disa ditë, respektivisht nga data 28.11.2022 deri më 13.12.2022.
Për më shumë hollësi lidhur me konkursin klikoni në linkun më poshtë:


