Është hapur afati i dytë për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve themelore për vitin akademik 2022-23 në Universitetin e Prishtinës.
Sipas njoftimit të UP-së parashihen të pranohen edhe 2,144 studentë të rregullt në këtë afat të dytë të konkursit.
Aplikimi nis sot dhe do të jetë i hapur deri më 16 shtator 2022, në orën 16:00.
Të interesuarit mund të aplikojnë online këtu.