KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hapat që duhet t’i bëjë Kosova për anëtarësim në Bashkimin Evropian
Politikë

Hapat që duhet t’i bëjë Kosova për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Kosova News
Kosova News 13:09 -14/12/2022
Shpërndaje
Flags of Kosovo and the European Union Divided Diagonally - 3D Render of the Kosovan Flag and EU Flag with Silky Texture
Shpërndaje

Udhëheqësit e Kosovës nënshkruan më 14 dhjetor aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ky aplikim pritet të dorëzohet më 15 dhjetor në Republikën Çeke – vendin që aktualisht kryeson Presidencën e BE-së.

Por anëtarësimi në BE nuk vjen brenda natës. Është proces kompleks që zgjat me vite.

Të drejtë për aplikim ka secili vend evropian, që ka demokraci të qëndrueshme dhe ekonomi funksionale të tregut. Nuk ka asnjë garanci se ai do ta fitojë ulësen në BE.

Pas aplikimit për anëtarësim, janë tre hapa kryesorë: Statusi i kandidatit, Negociatat e anëtarësimit dhe Ratifikimi i traktatit.

Statusi i kandidatit nënkupton pranimin formal të aplikimit të një vendi. Ky status jepet me vendim unanim të Këshillit Evropian. Nga koha e aplikimit deri te statusi i vendit kandidat mund të duhen disa vite kohë. Në rastin e Shqipërisë kanë kaluar pesë vjet.

Negociatat e anëtarësimit janë hapi i dytë. Ato nisin vetëm pasi vendi kandidat përmbush mjaftueshëm kriteret politike dhe kjo mund të marrë disa vite kohë, raporton rel.

Negociatat fokusohen në përshtatjen e ligjeve të vendit kandidat me ligjet e BE-së. Ato përfshijnë 35 kapituj dhe janë faza më e gjatë në procesin e anëtarësimit në BE. Mali i Zi ka dhjetë vjet që ka nisur negociatat.

Pasi 35 kapitujt të mbyllen unanimisht, BE-ja dhe vendi kandidat nënshkruajnë Traktatin e pranimit. Ai më pas duhet të ratifikohte nga vendi kandidat dhe secili vend i BE-së. Në fund caktohet data zyrtare e anëtarësimit, kur vendi bëeht anëtar me të drejta të barabarta i BE-së.

Kroacia është e fundit që i është bashkuar BE-së në vitin 2013 – dhjetë vjet pas aplikimit.

Sot janë tetë vende kandidate për anëtarësim në BE: Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnjë e Hercegovina, Turqia, Ukraina dhe Moldavia.

Kosova është në një pozitë unike, pasi pesë nga 27 vendet anëtare të BE-së nuk e njohin pavarësinë e saj.

Marrë parasysh se shumë vendime kërkojnë mbështetje unanime në BE, gjasat janë që Kosova të mbetet në vendnumërim derisa shtetet mosnjohëse nuk ndryshojnë qëndrim.

Osmani, Konjufca dhe Kurti, gjithçka që deklaruan pas nënshkrimit për anëtarësim të Kosovës në Bashkimin Evropian

Gjithashtu lexoni:

KQZ hap aplikimin për certifikimin e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Bekë Berisha nis përgatitjet për zgjedhjet lokale – përcakton fatin e koalicionit aktual me LDK-në në Prishtinë

Kurti, Rama e Nagavci inspektojnë punimet në ndërtimin e çerdhes së re në lagjen e Medresesë dhe shkollës së re në lagjen Prishtina e Re

Punëtorët e sigurimit në QKUK protestojnë sërish, paralajmërojnë grevë

Përplasjet mes Kurtit e Ramës – Përfshihen Murati, Guri, Halimi dhe Mustafa me akuza ndaj njëri tjetrit

Kosova News 14/12/2022 14/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
30°C
Pristina
scattered clouds
30° _ 30°
39%
4 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
37 °C

Lajmet e Fundit

Jashari, prezent në ceremoninë e ndërrimit të Komandës Amerikane të KFOR-it
17:06 -30/06/2025
Bota ndryshoi përgjithmonë, 18 vjet nga prezantimi i iPhone të parë
17:03 -30/06/2025
Luhet loja e parë e futbollit mes robotëve (VIDEO)
17:01 -30/06/2025
Rusia sulmoi Kharkivin me një lloj të ri droni për herë të parë, thotë kryebashkiaku Terekhov
16:58 -30/06/2025
Aktivitet i dukshëm ndërtimi në objektin bërthamor të bombarduar të Iranit në Fordo
16:55 -30/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?