Barcelona mposhti Real Madridin në finalen e Kupës së Mbretit me rezultat 3-2 pas vazhdimeve, në përballjen e zhvilluar në Sevilla.
Trajneri i katalanasve, Hansi Flick, tani ka fituar të shtatë finalet në karrierën e tij si trajner.
Me Bayern Munich, Flick siguroi Bundesligën, por fitoi edhe në finale në gara si DFB-Pokal, Superkupën e Gjermanisë, Ligën e Kampionëve, Superkupën e UEFA-s dhe Kupën e Botës për Klube.
Me Barcelonën, trajneri 60-vjeçar ka fituar Superkupën e Spanjës dhe Kupën e Mbretit.
Për më tepër, si ndihmës trajner, Flick triumfoi në Kupën e Botës 2014 me kombëtaren gjermane.
Tani Flick do të kërkojë finalen e dytë të Ligës së Kampionëve në karrierë, ku në gjysmëfinale do të përballet me Interin, ku nëse kalon e pret fituesi i ndeshjes Arsenal – PSG.