KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hamza: Të bashkërendohet me NATO-n dhe aleatët strategjikë hapja e urës mbi lumin Ibër
Politikë

Hamza: Të bashkërendohet me NATO-n dhe aleatët strategjikë hapja e urës mbi lumin Ibër

Kosova News
Kosova News 21:37 -09/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, thotë se hapja e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë duhet të kryhet në bashkërendim me NATO-n dhe aleatët strategjikë të Kosovës.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai tha se duhen shmangur veprime që mund të çonin në tensionim të situatës.

“Duhet të ketë bashkëpunim, bashkërendim dhe koordinim me NATO-n , që ka trupat e vet në kuadër të KFOR-it, me ambasadat në Kosovë, me diplomacitë e vendeve mike me qëllim që të mos shkaktohet një situatë që në vend që të ketë progres të lëvizim në regres dhe të përballemi me një situatë e cila më pastaj do ta bllokonte urën për lëvizje për një kohë më të gjatë”, u shpreh ai.

Hamza, tha se çështja e urës ishte temë në takimet që ai ka patur me zyrtarë amerikanë gjatë qëndrimit në Uashington.

Autoritetet në Kosovë mbyllën të hënën zyrat e postës së Serbisë në veri dhe filluan të enjten testimin e qëndrueshmërisë së urës kryesore mbi Ibër që shënon vijën ndarëse të Mitrovicës, si përgatitje për hapjen e saj për lëvizjen e makinave, mes kundërshtimeve të KFOR-it dhe diplomatëve perëndimorë.

Qeveria e Kosovës thotë se hapja e urës do të ishte simbol i normalizimit të marrëdhënieve ndëretnike ndërmjet veriut të banuar me shumicë serbe dhe jugut me shumicë shqiptare.

Gjithashtu lexoni:

Zgjedhjet lokale, LDK sot zyrtarizon kandidatët për kryetarë komunash

Ndihmëssekretari i Shtetit do të qëndrojë për vizitë në Kosovë

Izmaku: Me votën e Nismës konstituohet Kuvendi, pres marrëveshje për Limajn kryetar

Haradinaj: Jam për një qeveri me kryeministër Hamzësn apo Abdixhikun, por jo Kurtin

Kurti: Kosova pati fatin ta kishte Arnhild Spencen partnere të ngushtë të Qeverisë

Kosova News 09/08/2024 09/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
14°C
Pristina
broken clouds
14° _ 12°
71%
4 km/h
Thu
24 °C
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C
Mon
33 °C

Lajmet e Fundit

Pa kolona në kufi, bllokohet përkohësisht për kamionë pika në Han të Elezit
10:09 -10/07/2025
Roja e një firme raporton se u grabit nga dy persona
09:36 -10/07/2025
Policia prangos dy shitblerës narkotikësh në Fushë-Kosovë
09:20 -10/07/2025
Vushtrri: Policia gjen armë në veturën e një të dyshuari
08:51 -10/07/2025
Zgjedhjet lokale, LDK sot zyrtarizon kandidatët për kryetarë komunash
08:35 -10/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?