KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hamza para deputetëve: PDK do të jetë gardiane e Kushtetutës, drejtësisë në Hagë dhe e interesit shtetëror
Politikë

Hamza para deputetëve: PDK do të jetë gardiane e Kushtetutës, drejtësisë në Hagë dhe e interesit shtetëror

Kosova News
Kosova News 22:01 -11/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës, para se të votohet Qeveria e re, theksoi se legjislatura e dhjetë fillon punën në një moment të rëndësishëm për vendin, kur qytetarët presin stabilitet politik, zhvillim ekonomik dhe institucione me integritet të lartë profesional.

Hamza vlerësoi se kjo përbërje e re parlamentare është rezultat i vullnetit qytetar dhe një dëshmi e rrugës së vështirë të shtetndërtimit, duke theksuar se nderi i drejtimit të institucioneve buron nga sakrifica e shumë gjeneratave dhe nga lufta çlirimtare e popullit të Kosovës.

Ai theksoi se përgjegjësia e kësaj legjislature duhet të përkthehet në veprime konkrete: respektim të plotë të Kushtetutës, forcim të sundimit të ligjit, politika të përgjegjshme ekonomike, mbështetje për sektorin privat, rritje të mirëqenies sociale dhe rikthim të besimit me aleatët ndërkombëtarë.

Kryetari i PDK-së tutje tha se partia që ai drejton do të jetë gardiane e Kushtetutës dhe do t’i rezistojë çdo tendence që cenon germën dhe frymën e saj, duke kujtuar se në vitet e fundit janë miratuar ligje të shumta që më pas janë shpallur jokushtetuese.

Në fjalën e tij, Hamza bëri thirrje për unitet institucional dhe politik lidhur me procesin gjyqësor në Hagë, duke kërkuar qasje dinjitoze, të matur dhe unifikuese ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Kryetari Hamza njoftoi se në seancën e parë të punës së Kuvendit, PDK do të procedojë për votim rezolutën e hartuar nga ekspertët e pavarur, tashmë të dorëzuar në Kuvend, me të cilën kërkohet gjykim i drejtë, i paanshëm dhe profesional, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe në respektim të plotë të të drejtave të njeriut.

Ai theksoi se shtetet financuese dhe mbështetëse të Dhomave të Specializuara duhet të sigurojnë që gjykata të operojë në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, si dhe të marrin përgjegjësi në rast të shkeljes së këtyre standardeve.

Hamza konfirmoi se PDK do të mbështesë çdo iniciativë që është në interes të qytetarëve dhe të shtetit, por do të mbrojë pa kompromis interesin publik, rrugëtimin euroatlantik të Kosovës dhe aleancën strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët ndërkombëtarë.

“Përkrahja për konsensus nuk është shenjë dobësie, por përgjegjësi shtetërore. Ne do të japim kontributin tonë për marrëveshje në të mirë të Kosovës, por pa bërë kompromis me interesin shtetëror”, u shpreh kryetari Hamza.

Sipas tij, Partia Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar për unitet institucional, zhvillim ekonomik dhe mbrojtje të dinjitetit të shtetit të Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila

Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president

Kryetari i Kamenicës merr lajmin e mirë: E vërteta mund të vonojë, por asnjëherë nuk humb

Arrestohet shtetasi kosovar në Ulqin, dyshohet se vidhte nëpër plazhe

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kosova News 11/02/2026 11/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?