Një sulm me thikë ka ndodhur në një stacion treni në Hamburg. Sipas raportimeve nga mediat vendase, 12 persona janë plagosur.
Disa prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, si pasojë e plagëve të marra.
Lidhur me këtë ngjarje sipas Bild në pranga është vënë një grua. Ndërkohë policia ka rrethuar zonën dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të plota të kësaj ngjarje të rëndë.