KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hamasi s’pranon më shkëmbim të të burgosurve pa përfundim të luftës në Gaza
Botë

Hamasi s’pranon më shkëmbim të të burgosurve pa përfundim të luftës në Gaza

Kosova News
Kosova News 21:54 -20/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ushtruesi i detyrës së shefit të Hamasit në Gaza, Khalil al-Hayya, ka deklaruar të mërkurën se nuk do të ketë marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve për të burgosurit me Izraelin, nëse nuk përfundon lufta në enklavën palestineze.

“Pa një fund të luftës, nuk mund të ketë shkëmbim të të burgosurve”, ka deklaruar Hayya në një intervistë televizive me kanalin televiziv të grupit Al-Aqsa, duke përsëritur qëndrimin e grupit se si t’i jepet fund luftës, raporton Reuters.

Përpjekjet për të negociuar një armëpushim për Gazën kanë ngecur dhe SHBA-ja vuri veto të mërkurën ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të përhershëm të pakushtëzuar. 

Ambasadori i Washingtonit në OKB ka thënë se SHBA-ja do të mbështesë vetëm një rezolutë që kërkon në mënyrë eksplicite lirimin e menjëhershëm të pengjeve izraelite si pjesë e një armëpushimi.

Hayya, i cili udhëhoqi ekipin negociator të grupit në bisedimet me ndërmjetësit nga Katari dhe Egjipti, fajësoi për mungesën e progresit kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili nga ana e tij e mban grupin islamik përgjegjës për bisedimet e ngecura.

“Ka kontakte në zhvillim me disa vende dhe ndërmjetës për të ringjallur këtë negociim. Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë me këto përpjekje, por është më e rëndësishme të shohim një vullnet të vërtetë nga ana e okupuesit për t’i dhënë fund agresionit”, është shprehur Hayya.

“Realiteti dëshmon se Netanyahu është ai që i minon negociatat”, ka shtuar ai.

Duke folur gjatë një vizite në Gaza të martën, Netanyahu ka thënë se Hamasi nuk do të sundojë enklavën palestineze pas përfundimit të luftës dhe se Izraeli ka shkatërruar aftësitë ushtarake të grupit islamik.

Gjithashtu lexoni:

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Kosova News 20/11/2024 20/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Pengohen aeroplanët mbi Lipjan, Prokuroria nis hetimet
10:32 -17/07/2026
Aksion i Policisë në Skenderaj: Konfiskohen armë, thika, maskë dhe shufra metalike
09:53 -17/07/2026
Rritet sërish çmimi i naftës, arrin në 1.60 euro për një litër
09:43 -17/07/2026
Kontrolle në Burgun e Dubravës: Konfiskohet drogë, 9 telefona mobil dhe SIM-kartela
09:06 -17/07/2026
Aksion në Gjakovë, kontrollohen 29 auto-parkingje për shmangie nga tatimi
09:05 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?