Zyrtarë të lartë të grupit militant palestinez, Hamas, janë pajtuar të mërkurën për të liruar 10 pengje izraelite si pjesë e përpjekjeve për të arritur marrëveshje të armëpushimit në Rripin e Gazës, teksa kanë shtuar se bisedimet janë “të vështira” për shkak të “kokëfortësisë” së Izraelit.
Sipas grupit militant, bisedimet aktuale për armëpushim kanë disa çështje të diskutueshme, që përfshijnë futjen e ndihmave humanitare, tërheqjen e forcave izraelite nga territori i enklavës dhe garancat e mirëfillta për “armëpushim të përhershëm”.
Lufta nisi pasi Hamasi e sulmoi Izraelin më 7 tetor 2023, duke vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 251 të tjerë.
Shumica e pengjeve janë liruar gjatë armëpushimeve të mëparshme.
Ofensiva e Izraelit në Gazë ka vrarë më shumë se 57.000 palestinezë, mbi gjysma e tyre gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë. Ministria, e cila është pjesë e qeverisë së Gazës që udhëhiqet nga Hamasi, nuk bën dallimin ndërmjet civilëve dhe luftëtarëve.
Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare i konsiderojnë shifrat e saj si statistikat më të besueshme për viktimat e luftës.