KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haliti – Gërvallës: Ambasadat po bëjnë biznes me pasaporta e shërbime për “azilantë politikë e fetarë”
Politikë

Haliti – Gërvallës: Ambasadat po bëjnë biznes me pasaporta e shërbime për “azilantë politikë e fetarë”

Kosova News
Kosova News 12:55 -07/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka thënë se ambasadat e Kosovës nëpër vendet perëndimore janë shndërruar në ambasada biznesi me dokumente personale si dhe më shërbime që ofrojnë për azilantët që sipas tij, rrejshëm kërkojnë azil politik.

Haliti gjatë raportimit të ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, në Komisionin për punë të jashtme, ka thënë se ka një lëvizje anti-Kosovë të kosovareve nëpër vende të perëndimit, të cilët ka thënë se po kërkojnë azil politik pa ndonjë arsye.

“Kam përshtypjen që ambasadat tona janë shndërruar në ambasada biznesi, me pasaporta dhe me letërnjoftime dhe shtyhen me njëra-tjetrën se kush po fiton më shumë nga të hyrat që kanë nga dhënia e pasaportave dhe me shërbimet që u bëjnë azilantëve që kanë kërkuar strehim politik dhe kanë bërë deklarata kundër Kosovës, kundër gjendjes së tanishme në Kosovë”, është shprehur Haliti.

Sipas tij është mirë që politikat shtetërore, por edhe politikat e Ministrisë së Punëve të Jashtme, të jenë të përcaktuara në raport me refugjatët, të cilët kanë kërkuar azil politik pas çlirimit të Kosovës. “Pse e kanë kërkuar këtë azil politik, a duhet të ju jepen atyre pasaporta nëpër ambasadat tona dhe a duhet pranuar këta njerëz të cilët kanë gënjyer për terrorin që gjitha po ju bëhet atyre në Kosovë, janë paraqitur shumë shqiptarë me emra të rrejshëm dhe me kombësi të rrejshme duke thënë se shqiptarët në Kosovë po na bëjnë presion dhe duke përdorur edhe fenë në këtë rast se gjoja në Kosovës nuk ka të drejta të fesë”, ka theksuar Haliti.

Në përgjigjen ndaj këtyre pretendimeve, Gërvalla ka thënë se ambasadat e Kosovës nuk merren me biznes, por merren me nxitje të bizneseve të huaja për të rritur numrin e investimeve në Kosovë e për t’i ndihmuar zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Ajo ka thënë ka kërkuar që çmimet për shërbimet konsullore të rishqyrtohen.

“Sa u përket pasaportave unë kam udhëzuar sekretarin që të fillojë negociatat me institucionet e tjera relevante me qëllim që të rishqyrtojnë edhe një herë çmimet që paguhen për shërbimet konsullore. Nëse e patët fjalën për çmimet e larta për pasaporta pajtohem plotësisht me juve”, është shprehur Gervalla.

Për çështjet e azilit politik ajo ka thënë se nuk është e informuar dhe se do të merret me të dhe legjislacionin që rregullon lëshimin e dokumenteve. “E di që në vitin 2015 ka pasur një valë të madhe të qytetarëve që janë larguar nga Kosova, në forma ilegale për vende të tjera, e di që ka pasur atëherë kërkesa të shumta azili, pasaportat që lëshohen në konsullatat tona, lëshohen në bazë të Ligjit për dokumentet e identitet, nëse ligji nuk e përfshin përjashtimin e ndokujt nga dhënia e këtij dokumenti , atëherë ambasadat nuk kanë hapësirë për të ia ndaluar askujt dokumentin”, është shprehur Gervalla, duke shtuar se do të merret me këtë çështje dhe të shoh nëse në legjislacion ka një hapësirë që mundëson zhvillime që nuk shkojnë në favor të Republikës së Kosovës”, është shprehur Gërvalla.

Ministrja Gërvalla jep lajmin e mirë për diasporën – do të ulen çmimet për shërbime në ambasada

Gjithashtu lexoni:

Ku po votohet më shumë e ku më pak? Dalin shifrat e fundit të KQZ-së

Kurti apel qytetarëve: Kanë mbetur më pak se tre orë për të votuar, dilni në zgjedhje

Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore

Molliqaj thotë se aa më shumë qytetarë të votojnë, aq më e madhe është garanca për demokracinë

Ky është numri i votuesve në Prishtinë deri më tani

Kosova News 07/04/2023 07/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Policia bastis dy lokacione në Zubin Potok, konfiskohen katër armë pas rastit të kanosjes ndaj ministrit Sveçla
16:51 -07/06/2026
Ku po votohet më shumë e ku më pak? Dalin shifrat e fundit të KQZ-së
16:48 -07/06/2026
Kurti apel qytetarëve: Kanë mbetur më pak se tre orë për të votuar, dilni në zgjedhje
16:43 -07/06/2026
Në ditën e zgjedhjeve, Policia sekuestron arsenal armësh në Zubin Potok
14:41 -07/06/2026
Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore
13:51 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?