Vazhdon “lufta online” mes hakerëve të grupit të quajtur “Anonymous” dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq pasi tani thonë se kanë rrëzuar nga sistemi uebfaqen e këtij të fundit, vucic.rs.
Paralajmërimin për sulme kibernetike ndaj Serbisë, ky grup e ka bërë ditë më parë, kur përmes një video-mesazhi e akuzonte Vuçiqin për provokim të situatës në veri të Kosovës, dhe e quante kukull të Putinit.
Pas këtij kërcënimi të grupit, Vuçiqi ishte tallur në Instagram, duke postuar një fotografi me dy qen, e duke thënë: “Po përgatitemi për luftë kundër anonimusit”, shkrim të cilit ia bashkëngjiti edhe tri “smileys” duke qeshur me lot.
E pas këtij postimi, grupi “Anonymous” duket se u nervozua.
Fillimisht u raportua se u sulmua faqja e Ushtrisë së Serbisë, dhe faqe të institucioneve tjera. Ndërsa sot, grupi njoftoi se i është hakuar edhe faqja personale e presidentit serb, Vuçiq.
“Nëse ai dëshiron të luajë me zjarrin, pra le të fillojmë”, shkruan grupi në Twitter, duke shtuar: “vucic.rs ka rënë”.
Faqja në fjalë edhe në kohën e raportimit nuk është e qasshme.

NEW: Anonymous – Message to Serbian President
— Anonymous TV ?? (@YourAnonTV) December 29, 2022
“#Anonymous is not a small group of powerless people to ignore, we are an organised , globally active, collective of like-minded individuals and our message will be clear, if you don’t stop your dangerous actions in #Kosovo.” pic.twitter.com/dNOqfmhIdn
https://t.co/wuCMpu8d3o | Serbian Army Website Down
— Anonymous ? (@Parrattarna) January 4, 2023
Fascist Aleksandar, don’t waste your time with your dogs. Your army can’t bark right now. Don’t underestimate Anonymous either, we’ll put the leash on you.
We are #Anonymous. pic.twitter.com/LtTOwhvmKm