KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Hajr Ishalla”-Dënohet nga policia ish-drejtori i RTK-së  Mentor Shala, po incizonte aksidentin gjatë vozitjes
Siguri

“Hajr Ishalla”-Dënohet nga policia ish-drejtori i RTK-së  Mentor Shala, po incizonte aksidentin gjatë vozitjes

Jeton Sopa
Jeton Sopa 17:14 -24/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-Drejtori i Radio televizionit të Kosovës Mentor Shala sot gjatë ditës është dënuar nga Policia e Kosovës pasiqë ai gjatë vozitjes ka përdorur telefonin për të incizuar një aksident te Parku i Biznesit në Drenas

Përmes një postimi në Facebook, ai ka treguar se ishte duke incizuar një aksident trafiku, përderisa është ndalur nga policia e Kosovës dhe është gjobitur për përdorim të telefonit.

Ish-Drejtori i RTK-së Mentori Shala i cili njihet si njeri i afërt me PDK-në është shkarkuar  nga pozita e zv-drejtorit të RTK-së vitin e kaluar për fyerjet që ja ka bërë publikisht deputetes Doarsa Kica .
Shala përmes postimit në facebook është shprehur i habitur për dënimin që ka marrë nga policia për përdorim të telefonit gjatë vozitjes. Ai madje duke u fshehur nën petkun e gazetarit ka thënë se nuk e din që paska ligj që e ndalon me përdor telefonin për të incizuar një aksident trafiku. Ligji për pwrdorimin e telefonit në trafik është i barabartë për të gjithë.

Sipas Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, Neni 231 Kushtet për drejtimin e mjetit, pika 4 thotë se shoferit të mjetit me veprim motorik gjatë kohës së drejtimit nuk i lejohet përdorimi i telefonit të dorës – mobil, as i pajisjeve të tjera të cilat do ta zvogëlonin mundësinë e reagimit dhe drejtimit të sigurt të mjetit. Këto pajisje mund të shfrytëzohen gjatë drejtimit të mjetit nëse përdorimi i tyre bëhet pa i mbajtur me dorë.

Pika 6 e po këtij neni thotë se dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej dyzet (40) eurosh, shoferi i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e paragrafëve 3., 4. ose 5. të këtij neni.

Postimi i plotë:

“Sot u denova nga policia pse isha tu e xhiru nga kerri nje aksident trafiku te parku i biznisit ne Drenas. Policja qe po e shihni me ndali dhe i tha koleges se vet eshte tu xhiru. Po isha tu xhiru nje aksident trafiku! Nuk e di kur ka dal ligji qe eshte e ndalume me xhiru nje aksident trafiku. E sidomos kur je gazetar. Hajr ishalla!”

Gjithashtu lexoni:

Fluks më i lartë në Dheu i Bardhë, pritje deri në 50 minuta

Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin turk në Kosovë

Tejkaluan kolonën nga shiriti emergjent në Ferizaj, pesë shoferë mbesin pa patentë për një vit

Mërgimtari humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua në Milano

Jeton Sopa 24/02/2023 24/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?