Një person është arrestuar në “Rrugën B” në Prishtinë derisa ai po kryente vjedhje në një banesë.
Arrestimin e këtij hajni e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes një njoftimi.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili është hasur në banesën e ankuesit mashkull kosovar duke tentuar të kryej vjedhje”, thuhet në raportin e policisë.
Bëhet e ditur se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet e drejtësisë./KosovaNews/


