KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hajnat në aksion, plot raste të vjedhjeve në raportin e policisë
Siguri

Hajnat në aksion, plot raste të vjedhjeve në raportin e policisë

Kosova News
Kosova News 11:25 -23/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Rastet e vjedhjeve në Kosovë duket se janë në rritje ditëve të fundit, duke shtuar shqetësim dhe pasiguri te qytetarët. Sipas raportimeve të fundit policore, brenda një periudhe të shkurtër janë evidentuar disa raste të vjedhjeve, kryesisht të natyrës së rëndë, që përfshijnë depërtime me forcë në prona private dhe marrje të pasurisë me vlerë.

Vetëm gjatë 22 marsit 2026, janë raportuar disa raste të vjedhjeve të rënda në rajone të ndryshme të vendit.

Në Prishtinë, një i dyshuar është arrestuar pasi kishte depërtuar në një objekt dhe kishte vjedhur kabllo elektrike. Ndërkohë, në rajonin e Prizrenit janë shënuar dy raste të ngjashme, ku persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpi dhe kanë marrë stoli ari, para të gatshme dhe sende tëtjera me vlerë.

Një rast tjetër është raportuar edhe në veri të vendit, ku nga një shtëpi e pabanuar janë vjedhur pajisje pune, konkretisht kositëse bari. Po ashtu, në Graçanicë është arrestuar një i dyshuar për vjedhje të shërbimeve, çka tregon për forma të ndryshme të kësaj veprimtarie kriminale.

Ajo që bie në sy është fakti se shumica e këtyre rasteve kanë ndodhur në prona private, duke ngritur shqetësime për sigurinë e shtëpive dhe pasurisë së qytetarëve. Edhe pse në këto raste nuk raportohet për përballje direkte me pronarët, mënyra e organizuar e depërtimit tregon për një rrezik potencial në rritje.

Ekspertët e sigurisë vlerësojnë se shtimi i rasteve të vjedhjeve mund të lidhet me faktorë ekonomikë dhe mungesë të masave parandaluese në disa zona. Nga ana tjetër, autoritetet policore kanë bërë të ditur se janë duke hetuar intensivisht rastet dhe kanë marrë masa për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve të përfshirë.

Kujtojmë se gjatë vitit 2025 në Kosovë, sipas statistikave, janë regjistruar mbi 3,500 raste të vjedhjeve të përgjithshme dhe mbi 2,000 vjedhje të rënda të regjistruara. Edhe pse kjo shifër duket e madhe, policia ka njoftuar një ulje prej 1.89% të vjedhjeve në krahasim me vitin 2024./Indeksonline/

Gjithashtu lexoni:

Oficerët e FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë

Policia: Shkeljet në trafik do të dënohen edhe pa ndalimin e automjetit

Mbyllen edhe dy biznese me veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, s’ka verdikt – rikthehet në rigjykim!

Detaje nga arrestimi i të miturit për sulmin me thikë në Ferizaj: Plagosi një polic në qafë dhe i hodhi vetes benzinë në trup

Kosova News 23/03/2026 23/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Oficerët e FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë
19:45 -10/07/2026
Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin
18:41 -10/07/2026
Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin
18:38 -10/07/2026
Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit
18:09 -10/07/2026
Policia: Shkeljet në trafik do të dënohen edhe pa ndalimin e automjetit
18:02 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?