Një qytetar e ka informuar policinë se persona të panjohur i kanë thyer xhamin e veturës dhe i kanë vjedhur para, stoli ari dhe rroba.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, vjedhja nga kjo veturë me targa të huaja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 21:00 në fshatin Milloshevë të Obiliqit.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të panjohur i kanë thyer xhamin e veturës me targa të huaja dhe kanë vjedhur para të gatshme, stoli ari dhe rroba . Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./KosovaNews/


