KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hajdari nënshkruan vendimin që rregullon çmimet e produkteve të naftës, mbron konsumatorët dhe garanton konkurrencë të ndershme
Ekonomi

Hajdari nënshkruan vendimin që rregullon çmimet e produkteve të naftës, mbron konsumatorët dhe garanton konkurrencë të ndershme

Kosova News
Kosova News 21:41 -07/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe konkurrencës së ndershme në tregun vendor, ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, nëpërmjet një postimi në profilin e saj në Facebook, ka njoftuar se ka nënshkruar një vendim të ri që rregullon çmimet e produkteve të naftës të përdorshme në transport

“Për të siguruar mbrojtjen e konsumatorëve dhe një konkurrencë të ndershme në tregun e Kosovës, autoritetet kompetente kanë nënshkruar një vendim të ri që rregullon çmimet e produkteve të naftës të përdorshme në transport. Ky vendim ka për qëllim të parandalojë rritjen e çmimeve të paarsyeshme dhe të sigurojë stabilitet në tregun vendor, duke vendosur masa mbrojtëse dhe kufizime për marzhat tregtare”, ka thënë Hajdari.

Sipas këtij vendimi, çmimet do të kontrollohen më ngushtë, me një marzhë maksimale të lejuar të shitjes me shumicë prej dy (2) eurocentësh për litër dhe një marzhë maksimale të shitjes me pakicë prej dymbëdhjetë (12) eurocentësh për litër. Kjo do të sigurojë që çmimet të jenë të drejtë dhe të mbrojnë interesin e konsumatorëve, pa lejuar abuzime me çmimet.

“Ky vendim është rezultat i një mbikëqyrje të vazhdueshme të tregut të naftës, ku është vënë re se ndryshimet në çmimet furnizuese të importit reflektohen menjëherë në çmimet e shitjes në tregun vendor, por këto çmime nuk bien me të njëjtin ritëm kur çmimet furnizuese ulen. Të dhënat janë mbledhur nga evidencat e përditshme të Doganës së Kosovës dhe raportet e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut.

Vendimi gjithashtu detyron subjektet e tregut që të furnizohen me produkte dhe të ofrojnë për shitje produktet e naftës pa ndërprerje, si dhe të respektojnë kufizimet e vendosura për marzhën tregtare dhe masat mbrojtëse. Pjesë e zbatimit të këtij vendimi do të jetë edhe një mbikëqyrje e shtuar inspektuese, e cila do të bashkëpunojë ngushtë me Doganën dhe Administratën Tatimore të Kosovës, si dhe do të paraqesë çdo rast të dyshimtë te Autoriteti i Konkurrencës.

Ky është një hap i rëndësishëm në promovimin e një tregu të drejtë dhe transparent, ku konsumatorët do të kenë mundësi të përfitojnë nga çmime të arsyeshme dhe të garantohet konkurrenca e ndershme mes subjekteve të tregut” ka thënë ministrja Hajdari.

Gjithashtu lexoni:

Osmani me ambasadorin britanik, flasin për krijimin e institucioneve

OEK i kërkon pezullimin e vendimit, kundërshtohet tregu i lirë energjetik

Chopin Piano Fest hapet me pjesëmarrjen e Kryeministrit Kurti: një festival që lidh muzikën me diplomacinë kulturore

ATK u bën thirrje këngëtarëve: Respektoni obligimet tatimore gjatë sezonës verore

Kërkesa për takim me partitë politike, flasin nga Presidenca

Kosova News 07/04/2025 07/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
10° _ 10°
75%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
15 °C
Tue
13 °C

Lajmet e Fundit

Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës
15:37 -09/05/2025
Aksident trafiku në Vushtrri, një i moshuar me biçikletë goditet nga vetura
15:07 -09/05/2025
Trump: Tarifa prej 80 për qind ndaj mallrave kineze duket e drejtë
14:46 -09/05/2025
Zyrtare: Xabi Alonso largohet nga Bayer Leverkuseni
14:28 -09/05/2025
Osmani me ambasadorin britanik, flasin për krijimin e institucioneve
13:57 -09/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?