“Draft Strategjia për Zhvillimin Industrial dhe Mbështetjen e Bizneseve 2030”, gjatë kësaj jave, u prezantua edhe në kryeqytet, me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme dhe diskutim të frytshëm, nga komuniteti i biznesit dhe nga komunat e regjionit të Prishtinës.
Kështu ka bërë të ditur minisrja e Industrisë, Ndërmarësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari përmes një postiml në facebook.
“Në prezantimet rreth strategjisë në fjalë, së bashku me kolegët znj. Valbona Dushi, drejtore e Departmentit të Industrisë dhe z. Zef Dedaj, U.d. i Drejtorit të Përgjithshëm të KIESA-s, kontribuan me diskutime konstruktive, shumë përfaqësues nga komuniteti i biznesit, kryetari i komunës së Prishtinës z. Përparim Rama, kryetari i komunës së Podujevës, z. Shpejtim Bulliqi, kryetari i komunës së Lipjanit, z.Imri Ahmeti, kryetari i komunës së Drenasit, z. Ramiz LLadrovci, nënkryetari i Obiliqit z. Ibush Mjekiqi dhe drejtori për zhvillim ekonomik i Fushë Kosovës, z. Ekrem Berjani. “, ka shkruar Hajdari në Facebook.
Ajo ka bërë të ditur se Strategjia për Zhvillim Industrial dhe Mbështetje të Biznesit 2030, e hartuar gjatë një procesi njëvjeçar nga MINT, shpreh rëndësinë që sipas saj Qeveria i kushton sektorit të prodhimit në arritjen e një transformimi strukturor të ekonomisë së Kosovës dhe krijimit të një marrëdhënie të ngushtë bashkëpunimi me sektorin privat.
“Prandaj, në diskutimet publike të radhës për ”Strategjinë për Zhvillimin Industrial dhe Mbështetjen e Bizneseve 2030” në regjionin e Mitrovicës, me datën 27 mars 2023, duke filluar nga ora 11:00, në Hotel Palace, Shupkovc p.n. Mitrovicë, me kënaqësi ftoj sa më shumë biznese të sektorëve industrial prodhues dhe përpunues dhe përfaqësues institucional nga komunat Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj, Mitrovicë Veriore, Zubin Potok, Zvecan dhe Leposaviq.”, ka shkruar Hajdari në Facebok.



