KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hacker: Shpresoj që Scholz s’shtë mashtruar nga Vuçiqi, ky është i njohur për manipulim
Politikë

Hacker: Shpresoj që Scholz s’shtë mashtruar nga Vuçiqi, ky është i njohur për manipulim

Kosova News
Kosova News 13:22 -11/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Bashkëpunimi Serbi-Gjermani shihet me kritikë nga shumë ekspertë dhe politikanë.

Thomas Hacker, zëdhënësi për politikën evropiane dhe raportuesi për Ballkanin Perëndimor i Grupit parlamentar të FDP-së, tashmë në opozitë, u shpreh i shqetësuar me rastin e vizitës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Saksoni.

Në një prononcim shpërndarë për median gjermane, politikani liberal i frikësohet mashtrimit në të cilin mund të bie kancelari gjerman Olaf Scholz. 

‘Shpresoj shumë që kancelari Scholz të mos jetë mashtruar nga presidenti Vuçiq, i cili është i njohur për manipulimin e opinionit publik dhe shpifjet ndaj kritikëve”.

Hacker gjithashtu vuri në dukje se Gjermania është kundër hapjes së Klasterit 3 në negociatat e anëtarësimit të Serbisë në BE, për shkak të mungesës së progresit në çështjet themelore.

E ky reagim vjen pasi presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, ishin së bashku për vizitë në Saksoni të Gjermanisë për të njohur Serbinë me metodat e qëndrueshme dhe miqësore ndaj mjedisit për nxjerrjen e litiumit, një burim kyç për prodhimin e baterive të automjeteve elektrike.  Universiteti i Minierave në Freiberg është një lider ndërkombëtar në kërkimet për teknologjitë e qëndrueshme të nxjerrjes. Institucioni ka zhvilluar metodën COOL, që jo vetëm shmang emetimet e CO2, por gjithashtu përdor energji të ripërtëritshme dhe siguron që materiali i nxjerrë të jetë menjëherë i gatshëm për prodhimin e baterive, pa nevojë për përpunim shtesë.

Vuçiq shprehu interesin e tij të madh për këtë qasje duke thënë: “Ajo që bëhet në Zinnwald mund të aplikohet edhe në Jadar”. Rajoni i Jadarit në Serbi ka rezervat më të mëdha të litiumit në Evropë, por përballja me shqetësimet mjedisore ka bërë që qeveria serbe të kërkojë zgjidhje që minimizojnë ndikimin negativ mbi natyrën dhe komunitetet lokale.

Gjatë takimit në Freiberg, kancelari gjerman Olaf Scholz ka siguruar mbështetjen e Gjermanisë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Ai sidomos theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore, veçanërisht ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. “Ne do të përpiqemi të lehtësojmë normalizimin e këtyre marrëdhënieve dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë edhe në të ardhmen. Për mua personalisht, kjo çështje ka një përparësi të lartë”, tha Scholz dhe shtoi: “Ka marrëveshje të arritura, të cilat shpresoj që të zbatohen hap pas hapi. Ju e njihni Marrëveshjen e Ohrit”. /DW

Gjithashtu lexoni:

Vazhdon kriza institucionale: Kurti thotë se lëvizi pozicionet, ish-opozita e quan farsë dhe teatër politik

Bajrami thotë se “kompromiset” e Kurtit janë “shkelje flagrante të rendit kushtetues”

Kurti-opozitës: Testojeni Albulenën nëse i ka 61 vota apo jo

Kurti: Është obligim i të gjithë deputetëve të funksionalizojnë Kuvendin, opozita s’i pranoi dy opsionet tona

Kurti: PDK dhe LDK po e keqinterpretojnë aktgjykimin, askund s’thuhet se votimi i fshehtë është antikushtetues

Kosova News 11/12/2024 11/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
broken clouds
22° _ 22°
73%
3 km/h
Sat
27 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Ish-këshilltari i Obamës: Çështje kohe që Kosova të anëtarësohet në NATO
22:41 -28/06/2025
Zyrtare: Prishtina njofton largimin e Dion Gallapenit – karrierën do ta vazhdojë në Evropë
22:17 -28/06/2025
Vazhdon kriza institucionale: Kurti thotë se lëvizi pozicionet, ish-opozita e quan farsë dhe teatër politik
22:12 -28/06/2025
Bajrami thotë se “kompromiset” e Kurtit janë “shkelje flagrante të rendit kushtetues”
22:09 -28/06/2025
Arrestohet gazetari Valon Syla – Dyshohet për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor
21:22 -28/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?