KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Guxo demanton lajmet për “refuzim” nga familja Rugova: Është dezinformim
Politikë

Guxo demanton lajmet për “refuzim” nga familja Rugova: Është dezinformim

Kosova News
Kosova News 11:49 -04/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Partia Guxo ka reaguar pas publikimeve ku pretendohej se familja e Presidentit historik Ibrahim Rugova kishte “refuzuar vizitën e Donika Gërvallës dhe përfaqësuesve të Guxo-s”. Këto pohime janë cilësuar si të pavërteta dhe të pabazuara nga Sekretarja e Përgjithshme e partisë, Triera Kasumi Berisha.

Në reagimin zyrtar thuhet se më 2 dhjetor, përfaqësues të Guxo-s kanë kryer homazhe dhe kanë vendosur lule në varrin e Presidentit Rugova, me rastin e ditëlindjes së tij, duke nderuar kontributin dhe figurën e tij shtetformuese. Sipas partisë, nuk ka ekzistuar asnjë kërkesë, tentativë apo planifikim për të vizituar familjen Rugova.

“Pretendimet për një ‘refuzim’ janë të pavërteta. Nuk ka pasur asnjë komunikim zyrtar apo jozyrtar dhe asnjë lloj kërkese që do të mund të çonte në një situatë të tillë,” thuhet në deklaratë.

Guxo e ka cilësuar raportimin si dezinformim që synon të cenojë besimin e qytetarëve dhe të krijojë perceptime të gabuara në opinion. Në përfundim, partia ka kërkuar korrigjimin e lajmit dhe publikimin e demantit, në përputhje me standardet profesionale të informimit.


Gjithashtu lexoni:

Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog

Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik

Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin

Rama: Kemi reaguar nëpërmjet ministrit të Jashtëm ndaj deklaratave të ministres serbe

Pas deklaratës së Paunoviqit, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në

Kosova News 04/12/2025 04/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës
22:52 -16/07/2026
Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog
22:43 -16/07/2026
Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik
22:16 -16/07/2026
Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit
21:32 -16/07/2026
Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin
21:02 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?