KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Guterres: Brutaliteti i Hamasit nuk e justifikon “ndëshkimin kolektiv” të palestinezëve
Botë

Guterres: Brutaliteti i Hamasit nuk e justifikon “ndëshkimin kolektiv” të palestinezëve

Kosova News
Kosova News 19:30 -08/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka thënë të premten se brutaliteti i Hamasit nuk mund të arsyetojë kurrë “ndëshkim kolektiv” të palestinezëve, teksa Izraeli zhvillon fushatë kundër Hamasit në Rripin e Gazës.

Hamasi, grup palestinez që kontrollon Rripin e Gazës, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.Guterres ka mbajtur një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, disa javë pas nisjes së luftimeve që kanë lënë mbi 17.170 persona të vdekur në Gazë, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

“Rreth 130 pengje po mbahen ende. Bëj thirrje për lirim të menjëhershëm dhe pa kushte, si dhe trajtim njerëzor dhe vizita të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, derisa të lirohen”, ka thënë Guterres.“Në të njëjtën kohë, brutaliteti i kryer nga Hamasi, nuk mund të arsyetojë kurrë ndëshkimin kolektiv të popullit palestinez”.

Duke u zotuar se do ta shkatërrojë Hamasin, Izraeli vazhdon të bombardojë Gazën, qysh prej 7 tetorit, ditën kur Hamasi ka kryer sulme në jug të Izraelit, dhe e ka nxitur kështu luftën.

Militantët e Hamasit kanë vrarë rreth 1.200 njerëz dhe kanë marrë peng mbi 240 njerëz.“I dënoj këto sulme, pa asnjë rezervë. Jam i tronditur nga raportimet për dhunë seksuale”, ka thënë Guterres.

“Nuk ka arsyetim për vrasje të qëllimshme të 1.200 njerëzve, përfshirë 33 fëmijëve, plagosjen e mijëra tjerëve dhe marrjen e pengjeve”.Guterres e ka shfrytëzuar Artikullin 99 të Kartës së OKB-së për të fokusuar vëmendjen e Këshillit “në çfarëdo çështje që, sipas mendimit të tij, mund të kërcënojë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”.

Askush që e ka mbajtur këtë pozitë ndër dekada, nuk ka vepruar kështu.Guterres synon arritjen e një “armëpushimi humanitar” për të parandaluar “katastrofë me implikime potencialisht të pakthyeshme për palestinezët” dhe gjithë Lindjen e Mesme./REL

Gjithashtu lexoni:

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Kosova News 08/12/2023 08/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës
22:52 -16/07/2026
Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog
22:43 -16/07/2026
Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik
22:16 -16/07/2026
Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit
21:32 -16/07/2026
Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin
21:02 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?