KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gruda: S’ka dilemë që dekreti i Osmanit është ‘kushtetues’, do të konfirmohet edhe nga Gjykata
Politikë

Gruda: S’ka dilemë që dekreti i Osmanit është ‘kushtetues’, do të konfirmohet edhe nga Gjykata

Kosova News
Kosova News 10:26 -11/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i Partisë Demokratike, Përparim Gruda, nuk ka asnjë dyshim për kushtetutshmërinë e vendimit të Presidentes Vjosa Osmani për të shpërndarë legjislaturën e dhjetë të Kuvendit të Kosovës.

Duke komentuar për pasojat e shpërndarjes së Kuvendit, Gruda tha në ATV se kjo do ta linte vendin me një qeveri në dorëheqje e cila do të vazhdonte të mbante privilegjet e pushtetit pa sjellë asnjë përfitim për qytetarët, duke e rikthyer vendin në situatën identike të para një viti.

“Nëse Kuvendi shpërndahet, kemi qeveri në dorëheqje. Kjo është qeveri në dorëheqje pastaj dhe do të jemi në një situatë ku këta vazhdojnë i marrin vetëm privilegjet por kurrgjë qytetarëve nuk iu kthehet”, tha Gruda.

Gruda vlerësoi përpjekjet e opozitës për për një kandidat konsensual për president, por sipas tij, Kurti nuk kishte interes që procesi të përfundonte me marrëveshje.

“Është hera e parë që një opozitë tregohet kaq konstruktive që me gjet një President konsensual. Nuk ka dashtë e ka dizajnuar të gjithë procesin për të dështuar. Një diçka i mungon dizajnimit për me dështu procesin; fajësimi i opozitës.” – shtoi ai.
Sipas Grudës, që në start procesi ishte i dizajnuar për të zgjedhur Glauk Konjufcën në krye të shtetit, dhe se thirrjet e Kurtit për diskutime nuk ishin serioze por, siç e quajti ai, “konsumim i pritjeve të publikut.”.

“Kësaj here është problematik mendoj unë. Unë jam i bindur që procesi nga fillimi ka qenë i dizajnuar për Glauk Konjufcën. Konsulimi me partitë opozitare ka qenë vetëm konsumim i pritjeve të publikut”, tha Gruda.

Ai akuzoi Kurtin se është i përqendruar te procedurat dhe te zgjerimi i pushtetit, e jo te zgjidhja e problemeve që prekin qytetarët.

“Dhe unë iu bëj ftesë njerëzve që me shiku krejt këtë proces në një mënyrë të caktuar. Me lexu diskursin e Albin Kurti fjalë për fjalë dhe me mëndu në një moment a do t’mundnit me ndalë atë videon ku flet Kurti dhe me thënë ‘prit kjo është për mua, kjo tjetra është për prindërit e mi, tjetra për fëmijët e mi, tjetra për rrugën, shkollën’. S’ka.

“Krejt çka ka është kurthimi në kthinat e Kuvendit, në procedura, në kravatë të shtrëngume për me marrë më shumë e më shumë pushtet. Pangopësia për pushtet e Albin Kurtit po e mban Kosovën peng. Po na mban të gjithëve peng”, tha deputeti i PDK-së.

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

Pas zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sverkë të Pejës, angazhohet FSK-ja

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

IHMK paralajmëron stuhi të forta dhe rrezik për përmbytje lokale

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Kosova News 11/03/2026 11/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?