KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gruda nga PDK: Refuzimi i mbrojtjes në liri për të akuzuarit në Hagë, shkelje e të drejtave të njeriut
Politikë

Gruda nga PDK: Refuzimi i mbrojtjes në liri për të akuzuarit në Hagë, shkelje e të drejtave të njeriut

Kosova News
Kosova News 13:39 -22/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda është shprehur i indinjuar lidhur me refuzimin e kërkesës për mbrojtje në liri për Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Gruda, në një konferencë për media, tha se ky vendim cenon të drejtat themelore të njeriut të të akuzuarve, që janë të garantuara nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Mbajtja e tyre, së bashku me ish-Presidentin Thaçi, për më shumë se katër vjet e gjysmë në paraburgim, përbën një shkelje flagrante të standardeve të drejtësisë perëndimore, standarde të cilat kemi besuar se do të respektoheshin me përpikëri nga kjo gjykatë. Pas përfundimit të fazës së Prokurorisë, kur çdo argument për ndonjë rrezik të mundshëm për ndikim në proces ka rënë, lirimi me kusht nuk do të duhej të ishte një privilegj, por një e drejtë e patjetërsueshme”, theksoi ai.

Partia Demokratike e Kosovës ka mbështetur që nga fillimi themelimin dhe funksionimin e papenguar të Gjykatës Speciale, me bindjen e plotë se aty do të garantoheshin e drejta për një gjykim të drejtë dhe brenda një afati të arsyeshëm – si gur-themel i lirive dhe të drejtave të njeriut.

PDK vlerëson se një gjykatë e tillë në zemër të Evropës nuk do të duhej të shndërrohej në një mekanizëm të përndjekjes, aq më pak në emër të drejtësisë dhe viktimave të luftës.

“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi nuk janë aty thjesht si qytetarë të akuzuar, por si liderë të luftës për liri, arkitektë të pavarësisë dhe ndërtues të institucioneve demokratike të Kosovës. Ne kërkojmë një gjykim të drejtë, të bazuar në standardet e vendeve demokratike, nga të cilat vijnë edhe gjyqtarët e kësaj gjykate. Prandaj, ne kërkojmë respektimin e të drejtave të të akuzuarve, kërkojmë që humanizmi të mos zhduket përballë paragjykimeve, dhe që ligji të mos shtypet në emër të drejtësisë. Në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, i bëjmë thirrje Dhomave të Specializuara, faktorit ndërkombëtar dhe atyre që financojnë gjykatën të veprojnë me përgjegjësi dhe respekt për të drejtat themelore të njeriut”, shtoi Gruda.

Gruda u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të marrin rol aktiv në ofrimin e garancive për të akuzuarit.

“Jemi të bindur se procesi në Hagë dhe epilogu i tij nuk janë çështje individuale, por çështje me rëndësi themelore për historinë dhe të ardhmen e shtetit tonë. Mosangazhimi i institucioneve tona nuk është thjesht një neglizhencë, por një heqje dorë nga përgjegjësia historike”, tha Gruda.

Gjithashtu lexoni:

Kapet rrjeti i kontrabandës në veri – 7 automjete të ngarkuara me mallra të dyshuara ndalohen nga Policia dhe KFOR-i

Policia i zbulon kapadaitë e TikTok-ut që tentuan të shkojnë viral duke shtënë me armë në Rahovec

Sekuestrohen mjete motorike në Leposaviq

Komuna e Rahovecit dhe “Qatar Charity” mbështesin 31 fermerë me sera moderne

Dragashi synon binjakëzim me Purkesdorfin në Austri dhe Mavrovë-Rostushën në Maqedoni të Veriut

Kosova News 22/05/2025 22/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
14°C
Pristina
light rain
14° _ 13°
88%
2 km/h
Thu
21 °C
Fri
21 °C
Sat
15 °C
Sun
9 °C
Mon
10 °C

Lajmet e Fundit

Kapet rrjeti i kontrabandës në veri – 7 automjete të ngarkuara me mallra të dyshuara ndalohen nga Policia dhe KFOR-i
16:29 -22/05/2025
Policia i zbulon kapadaitë e TikTok-ut që tentuan të shkojnë viral duke shtënë me armë në Rahovec
16:12 -22/05/2025
Sekuestrohen mjete motorike në Leposaviq
16:06 -22/05/2025
Degradoi mjedisin, i sekuestrohen mjete motorike të dyshuarit në Leposaviq
16:01 -22/05/2025
Polonia synon të blejë afro 800 raketa Patriot nga SHBA në vlerë prej 5.8 miliardë dollarë
15:51 -22/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?