KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Abrashi akuzon deputetin e PDK-së për “manipulim klasik” të vendimit të Gjykatës Kushtetuese
Politikë

Abrashi akuzon deputetin e PDK-së për “manipulim klasik” të vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Kosova News
Kosova News 10:52 -29/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka reaguar përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale lidhur me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, që ka të bëjë me konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Sipas tij, përgjegjësia për konstituimin e Kuvendit i takon ekskluzivisht partisë më të madhe parlamentare, që në këtë rast është Lëvizja Vetëvendosje.

Duke iu referuar paragrafit 130 të aktgjykimit, Gruda ka deklaruar:

“Në asnjë fjalë, nuk i ngarkohet asnjë detyrim grupeve tjera parlamentare. I vetmi detyrim që i ngarkohet është grupit parlamentar më të madh që ka të drejtën për me e propozu.”

Por këtë interpretim e ka kundërshtuar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi. Përmes një postimi në Facebook, ai ka ndarë një pjesë tjetër të të njëjtit paragraf, të cilën sipas tij, Gruda e ka anashkaluar.

Sipas Abrashit, Gruda ka shmangur qëllimisht një pjesë kyçe të vendimit të Kushtetueses, duke e cituar të cunguar dhe në funksion të qëndrimeve politike të PDK-së.

“Po të kishin argumente, nuk do të kishin nevojë për të manipuluar. Po të ishte paragrafi në favor të tyre, nuk do të kishte nevojë të coptohej”, ka shkruar Abrashi në një postim në rrjete sociale.

Ai ka përmendur konkretisht paragrafin 130 të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili sipas tij rrëzon tërësisht pretendimet e PDK-së. Në këtë paragraf, Kushtetuesja thekson:

“Njëkohësisht një detyrim i tillë vlenë edhe për grupet tjera parlamentare të cilët, në frymën e bashkëpunimit dhe konsultimeve konstruktive, propozojnë kandidatët për nënkryetarë të Kuvendit, të cilët, bazuar në paragrafët 3 dhe 4 të nenit 67 të Kushtetutës, po ashtu zgjidhen me shumicën e votave të të gjithë deputetëve”, thuhet në pjesën e cituar nga Abrashi.

Sipas Abrashit, kjo pjesë e vendimit dëshmon qartë që edhe grupet opozitare kanë përgjegjësi për bashkëpunim konstruktiv në konstituimin e organeve të Kuvendit dhe se të gjitha emërimet kërkojnë shumicën e votave të deputetëve.

Gjithashtu lexoni:

Asociacioni i Komunave të Kosovës akuzon Ministrinë e Financave për bllokim të projekteve komunale

Kosova dhe Shqipëria në fokus të diskutimeve në Bundestag

Deliu deklarohet pas tensioneve në foltore: Në vend të bashkëpunimit po shohim bllokim e arrogancë

A duhet të reagoj presidentja, Sveçla: A shkruan diku në rregullore apo Kushtetutë?

Murati: Opozita, shkelëse e vetme e Kushtetutës – votimi i fshehtë është legjitim

Kosova News 29/06/2025 29/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
73%
1 km/h
Sun
29 °C
Mon
33 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
31 °C

Lajmet e Fundit

IKShPK-ja ka disa këshilla për pushuesit që shkojnë në det
15:16 -29/06/2025
Llapi ndanë rrugët me 12 futbollistë, i falënderon për kontributin e dhënë
15:11 -29/06/2025
Imazhet më të fundit nga Lindja e Mesme, palestinezët qajnë për të dashurit e tyre të vrarë në luftë
15:08 -29/06/2025
Po shkëlqen në Botërorin e Klubeve, katër klube i bëjnë oferta Realit për Gonzalo Garcian
15:05 -29/06/2025
‘Dridhet Beogradi’, dhjetëra mijëra demonstrues kërkojnë rrëzimin e Vuçiqit
15:02 -29/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?