Një grua nga Podujeva pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht burrin e saj, i cili është ankuar tek Policia e Kosovës.
Në një njoftim për media, Policia bëri të ditur palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti në procedurë të rregullt.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja tij e dyshuara femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.


