KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gruaja e armatosur ulet me karrige në mes të autostradës, kaos në qytetin amerikan
Botë

Gruaja e armatosur ulet me karrige në mes të autostradës, kaos në qytetin amerikan

Kosova News
Kosova News 12:12 -27/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Një ngjarje e pazakontë ka tronditur qytetin e Hjustonit (Houston) në Teksas të enjten pasdite, kur një grua e armatosur me pistoletë krijoi një përballje të tensionuar disaorëshe me forcat e rendit në autostradën e ngarkuar I-45. Incidenti nisi rreth orës 13:30 me orën lokale, kur gruaja ndaloi makinën në mes të rrugës, nxori një karrige nga bagazhi dhe u ul në korsinë kryesore të trafikut.

Sipas burimeve të televizionit lokal KWTX 10, një zyrtar policie raportoi se gruaja “e kishte kthyer automjetin drejtpërdrejt në rrugën e një kamioni të madh”, çka shkaktoi një përplasje.

Gruaja e armatosur ulet me karrige në mes të autostradës, kaos

Pamjet nga vendngjarja treguan mijëra makina të bllokuara në trafik, ndërsa policia dhe njësi të shumta të rendit, përfshirë edhe një oficer të trajnuar për ndërhyrje në raste të shëndetit mendor, u përpoqën të negocionin me gruan, shkruan A2 CNN. Ajo refuzoi të dorëzohej dhe të largohej nga rruga, duke mbajtur gjithnjë armën në dorë. Mësohet se gruaja shprehu mendime vetëvrasëse dhe pretendoi se fëmijët e saj po mbaheshin peng.

Gruaja e armatosur ulet me karrige në mes të autostradës, kaos

Në vendin e ngjarjes mbërriti edhe një familjar i saj, në përpjekje për të ndihmuar në zgjidhjen e situatës. Pas orësh tensioni dhe negociatash, rreth orës 18:30 autoritetet njoftuan se përballja përfundoi pa dhunë.

Gruaja e armatosur ulet me karrige në mes të autostradës, kaos

Fotografitë e publikuara nga mediat tregojnë gruan, e veshur me rroba ngjyrë blu, teksa ndiqej nga të paktën tetë oficerë policie. “Përballja në North Freeway dhe Cypresswood Drive ka përfunduar pa incidente”, tha një zëdhënës i policisë. “Efektivët kanë arritur ta neutralizojnë situatën me sukses”.

Gjithashtu lexoni:

Nike thotë se tarifat e Trumpit mund t’i kushtojnë 1 miliard dollarë

“Do vazhdojmë të punojmë së bashku për të mposhtur armiqtë”, Netanyahu falënderon Trumpin për mbështetje

Një burrë i vë flakën vagonit të metrosë në Korenë e Jugut, publikohen pamjet

5 destinacione spektakolare në Evropë nëse doni detin

Shifra alarmante, OKB: Prodhimi i kokainës u rrit me 34% në një vit

Kosova News 27/06/2025 27/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
34°C
Pristina
scattered clouds
34° _ 34°
31%
3 km/h
Fri
35 °C
Sat
28 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Nike thotë se tarifat e Trumpit mund t’i kushtojnë 1 miliard dollarë
16:23 -27/06/2025
Skenar ‘makthi’ për Arne Slot – ylli i Liverpoolit ka vendosur të largohet nga klubi
16:21 -27/06/2025
DokuFest shpalos filmat në programet garuese
16:18 -27/06/2025
U tha se Bayerni ka arritur marrëveshje me Woltemade, reagon drejtori i Stuttgartit dhe zbulon çmimin e lojtarit
16:15 -27/06/2025
“Do vazhdojmë të punojmë së bashku për të mposhtur armiqtë”, Netanyahu falënderon Trumpin për mbështetje
16:11 -27/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?