KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Grisi Kuranin në Prizren, Prokuroria Speciale ngre aktakuzë dhe propozon trajtim psikiatrik
Siguri

Grisi Kuranin në Prizren, Prokuroria Speciale ngre aktakuzë dhe propozon trajtim psikiatrik

Kosova News
Kosova News 13:49 -20/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës të martën ka njoftuar se ka dorëzuar në organet gjyqësore aktakuzën ndaj të pandehurit I.P. për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”, i cili dyshohet se në muajin mars të këtij viti ka grisur Kuranin në afërsi të Teqes “Saraçhane” në Prizren.

Me këtë rast PSRK ka propozuar që ndaj të pandehurit të shqiptohet masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë aktakuzë kundër të pandehurit I.P. për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”, sipas nenit 141, paragrafi 1 të KPRK-së. PSRK ka ngritur aktakuzë me propozim për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri ndaj I.P.”, thuhet në njoftimin e PSRK-së.

Sipas aktakuzës, i pandehuri, më 03 mars 2025, në afërsi të Teqes “Saraçhane” në Prizren, ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim midis grupeve fetare.

“Hetimet kanë rezultuar se I.P. e ka grisur dhe e ka shpërndarë në tokë librin e shenjtë të myslimanëve, Kuranin, duke shkaktuar mllef të madh te komuniteti islam dhe duke cenuar bashkëjetesën ndërmjet grupeve me ideologji të ndryshme fetare”, thuhet në njoftim.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe t’i shqiptohet masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri, “meqenëse aftësia e tij, në kohën e kryerjes së veprës penale, për të gjykuar dhe kontrolluar veprimet e veta ka qenë e zvogëluar në shkallë esenciale”. 

Gjithashtu lexoni:

Lirohet kosovari që theri me thikë tre persona në Gjermani

Autoritetit i Konkurrencës ruan pavarësinë institucionale dhe mandatin ligjor – refuzon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga “Grupi LDK”, znj. Hykmete Bajrami

Policia inicion rast penal pas kërcënimit ndaj presidentes Osmani

Kurti bëri homazhe në nderim të dëshmorit Shemsi Vrellaku dhe martirëve Hamëz, Hysni, Sami dhe Avni Vrellaku

Britania pezullon bisedimet tregtare me Izraelin – shkak, gjenocidi në Gaza

Kosova News 20/05/2025 20/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
few clouds
11° _ 10°
86%
1 km/h
Tue
20 °C
Wed
21 °C
Thu
21 °C
Fri
22 °C
Sat
15 °C

Lajmet e Fundit

Hyseni njofton se është nënshkruar kontrata për stadiumin e Gjilanit
19:37 -20/05/2025
Lirohet kosovari që theri me thikë tre persona në Gjermani
19:32 -20/05/2025
Autoritetit i Konkurrencës ruan pavarësinë institucionale dhe mandatin ligjor – refuzon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga “Grupi LDK”, znj. Hykmete Bajrami
19:00 -20/05/2025
Policia inicion rast penal pas kërcënimit ndaj presidentes Osmani
18:36 -20/05/2025
Ambasadori britanik bën thirrje për formimin urgjent të institucioneve në Kosovë
18:32 -20/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?