KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Greva në arsim, në shenjë proteste vendosen banka shkollore në sheshin “Skënderbeu”
Arsim

Greva në arsim, në shenjë proteste vendosen banka shkollore në sheshin “Skënderbeu”

Kosova News
Kosova News 13:43 -24/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë sot ka bërë prezantimin e instilacionit simbolik “Fëmijët në Shkolla”, duke vendosur banka dhe karrige me nga një mbishkrim ku paraqiten dëmet që mund të iu shkaktohen fëmijëve duke qëndruar pa proces mësimor.

Drejtoresha Ekzekutive e KOMF-it, Donjeta Kelmendi tha për media se përmes këtij instalacioni kanë shprehur revoltën e tyre për situatën e krijuar me grevën në arsim.

Sipas saj, janë bërë tri javë që nxënësit janë jashtë bankave shkollore.

“Si koalicion, sot përmes këtij instalacioni një klasë e zbrazët me banka dhe karrige të zbrazëta, për të simbolizuar dhe për të shprehur reagimin, pakënaqësinë por dhe revoltën tonë për situatën e krijuar për procesin mësimor në Kosovë. Janë bërë tri javë që rreth 320 mijë fëmijë janë jashtë bankave shkollore, janë jashtë shkollës dhe nuk e kanë të drejtën e tyre elementare për arsim të cilën e kanë të mbrojtur me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, tha ajo, duke shtuar se prej tyre janë rreth 25 mijë fëmijë të cilët presin që të ulen për herë të parë në bankat shkollore.

Kelmendi tha se situata e krijuar është jashtëzakonisht shqetësuese dhe e papranueshme.

“Nga palët shumë pak janë përmendur dëmet që janë shkaktuar te nxënësit dhe te familjet. Dëmet janë shumë të mëdha të cilat shkaktohen te fëmijët me ndërprerjen e procesit mësimor. Me mesazhet tona jemi munduar të tregojmë cilat janë dëmet kryesore që paraqiten te nxënësit. Duke filluar nga mësim nxënia, shëndeti mendor te fëmijët, mundësisë së shkaktimit të problemeve në familje, rritjen e dhunës në familje, rritja e stresit tek nxënësit dhe tek prindërit…”, thanë ndër të tjera Kelmendi. /Telegrafi/ 

Gjithashtu lexoni:

Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues

Fluks i lartë turistësh në pikat kufitare doganore në Shqipëri

Task Forca Ajrore e KFOR-it, me komandant të ri

Gjenden armë dhe municion në shtëpinë e gjakovarit që dyshohej se ushtroi dhunë ndaj gruas

Universiteti i Prishtinës zgjeron bashkëpunimet me universitetet hungareze

TAGGED: Greva ne arsim, SBASHK
Kosova News 24/09/2022 24/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 15°
77%
2 km/h
Sat
29 °C
Sun
29 °C
Mon
25 °C
Tue
25 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit
15:17 -07/06/2025
Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës
14:32 -07/06/2025
FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale
13:40 -07/06/2025
Shqipëri-Serbi në ‘Air Albania’, apeli i policisë për tifozët
13:18 -07/06/2025
Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues
12:53 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?