KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Greva në arsim, Kurti nesër takon Këshillin grevist
Arsim

Greva në arsim, Kurti nesër takon Këshillin grevist

Kosova News
Kosova News 18:43 -12/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeminsitri Albin Kurti të martën pritet të takojë Këshillin grevist të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).

Sipas burimeve të KosovaNews, takimi do të mbahet në mëngjes dha ka për synim të gjejë një zgjidhje të përshtatshme për ndërprerjen e grevës dhe fillimin e mësimit.

Kryetarët e Kuvendeve Sindikale Komunale të Arsimit Parauniversitar dhe të Universiteteve janë takuar të dielën dhe kanë marrë vendim që greva të vazhdojë për kohë të pacaktuar.

Qëndrim unanim i pjesëmarrësve të këtij takimi ishte që derisa Qeveria nuk ulet në dialog me Këshillin Grevist të BSPK-së dhe nuk realizon kërkesat legjitime të grevistëve greva do të vazhdojë.

Ndërkaq, Qeveria e Kosovës thotë se projektligji që parasheh rritje të pagave për mësimdhënësit, do të dalë në miratim së shpejti, dhe kërkon hapjen e shkollave.

Për grevën ka reaguar edhe Këshilli i Prindërve.

Ata thonë se për shkak të situatës së krijuar shumë nxënës kanë filluar të çregjistrohen nga shkollat publike.

“Kjo situatë e përsëritur për të satën herë, në momentin më të rëndë të arsimit në Kosovë, është tërësisht e papranueshme dhe e paarsyeshme, e cila po dëshmohet edhe me çregjistrime të përditshme të nxënësve nga shkollat publike”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ndryshe, greva e SBASHK-ut ka nisur më 25 gusht, duke lënë jashtë shkollave afro 300.000 nxënës.

Kërkesat e tyre janë pagesa e 100 eurove për çdo muaj deri në miratimin e ligjit për pagat dhe pjesëmarrja e tyre në dialogun social./KosovaNews

Gjithashtu lexoni:

Kurti pas takimit me Presidenten: Do të bëjmë çmos që Kuvendi të konstituohet në fund të korrikut

Dy orë nga takimi Osmani–Kurti, ende pa detaje

Presidentja Osmani takohet me Kurtin, përpjekje për tejkalimin e ngërçit

Presidentja Osmani takon ndaras liderët politikë për tejkalim të krizës

Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinës

Kosova News 12/09/2022 12/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
64%
2 km/h
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C

Lajmet e Fundit

Reagon Pacolli, thotë se nuk mori ftesë nga gjykata për seancën gjyqësore – kritikon edhe mediat
13:28 -02/07/2025
Rrëfime për 2 korrikun: Kthesa e madhe historike për Kosovën
13:17 -02/07/2025
“S’ka më peshq në det” – Reportazhi i AFP për efektet e ngrohjes globale në Shqipëri
13:07 -02/07/2025
Takimi Kurti–Osmani: Synohet konstituimi i Kuvendit në frymën e kompromisit
13:00 -02/07/2025
Leverkuseni transferon qendërmbrojtësin e ri anglez
12:58 -02/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?