KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Greqia e bën zyrtare, taksë 20 euro për turistët që vizitojnë Mykonosin dhe Santorinin
Botë

Greqia e bën zyrtare, taksë 20 euro për turistët që vizitojnë Mykonosin dhe Santorinin

Kosova News
Kosova News 14:03 -09/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Lëvizja e Greqisë kundër turizmit masiv dhe fluksit në rritje të anijeve turistike që ndalen në brigjet e saj do të finalizohet me vendosjen e një takse 20 euro, e cila do të vlejë fillimisht vetëm për dy ishujt, Mykonos dhe Santorini.

Plani për vendosjen e taksës është njoftuar nga vetë kryeministri Kyriakos Mitsotakis në edicionin e 88-të të Panairit Ndërkombëtar të Selanikut, por mbetet ende e paqartë se kur do të hyjë në fuqi, shkruan A2.

“Greqia nuk ka një problem strukturor të mbiturizmit. Ajo ka një problem të përqendruar në disa destinacione dhe në disa javë apo muaj të vitit. Kroçeret vënë nën presion Mykonos dhe Santorini dhe për këtë arsye çmimi do të jetë 20 euro”, shpjegoi kreu i qeverisë së Athinës në një konferencë për shtyp, siç citon A2.

Mitsotakis nuk specifikoi se kur do të hyjë në fuqi taksa e re, por shprehu shqetësimin për fluksin e anijeve turistike.

Po aq e rëndësishme është ndërhyrja për numrin e anijeve që mbërrijnë në destinacionin e tyre në të njëjtën kohë. Ne do të jemi mjaft të guximshëm në këtë pikë”, theksoi kryeministri grek, duke kujtuar edhe “rregullat e qëndrueshmërisë” në lidhje me infrastrukturën e re.

Në vitin 2023, rreth 800 kroçere me 1.3 milionë pasagjerë zbarkuan në ishullin e Santorinit ku jetojnë vetëm 15.500 banorë, sipas shoqatës greke të porteve, raporton A2.

Nga rekordi prej 32.7 milionë turistë që vizituan Greqinë vitin e kaluar, rreth 3.4 milionë, ose një në dhjetë vizitorë, shkuan në ishullin e Santorinit.

Për shkak të këtij fluksi të paprecedentë qeveria synon tanimë të ndërhyjë në numrin e anijeve që mbërrijnë në destinacionin e tyre në të njëjtën kohë, duke e gjykuar të nevojshme të vërë frenat në ishujt ku po vihen në provë kufijtë e infrastrukturës.

Gjithashtu lexoni:

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Tërmet me magnitudë 5.0 godet Turqinë, s`ka raportime për dëme

Kosova News 09/09/2024 09/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare
19:47 -21/07/2026
Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët
19:10 -21/07/2026
Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               
18:58 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?