KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Grafitet e reja kërcënuese në veri, pozitë dhe opozitë shprehen të shqetësuara
Politikë

Grafitet e reja kërcënuese në veri, pozitë dhe opozitë shprehen të shqetësuara

Kosova News
Kosova News 14:50 -12/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Vendosja e grafiteve në katër komunat veriore me mesazhet “Kur të kthehet ushtria në Kosovë, Brigada e Veriut jeton”, po shihen si shqetësuese nga grupet parlamentare në Kuvendin e Kosovës. Pozitë dhe opozitë thonë situata në veri, mbetet e brishtë për shkak të tendencave të Serbisë që përmes grupeve të caktuara të destabilizojë situatën atje.

Policia e Kosovës inicion rast për grafitet e reja kërcënuese në veri
“Kur të kthehet ushtria në Kosovë, Brigada e Veriut jeton” – shfaqen grafite të reja në veri të Mitrovicës

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se paraqitja e grafiteve të reja në veri është marrë me shqetësim dhe seriozitet nga organet kompetente të sigurisë.

Sipas saj, të gjitha informacionet tregojnë se Serbia asnjëherë nuk është ndalur për të destabilizuar veriun e vendin.

Si pasojë e kësaj, Kusari-Lila shtoi se është shtuar edhe siguria personale e udhëheqësve të shtetit.

Siç deklaroi, shefja e deputetëve të partisë në pushtet, informacionet tregojnë se ka potencial se të njëjtit mund të jenë target i sulmeve nga Serbia.

Megjithatë, ajo nuk pranoi të shpalos detaje për pretendimet për planifikimin e një atentati ndaj kryeministrit Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut, ku qëndroi gjatë javës së kaluar.

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi: Sipas shërbimeve të inteligjencës ka pasur tentim-atentat ndaj Kurtit

Në anën tjetër, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, duke folur për pretendimet për planifikimin e një atentati ndaj kryeministrit Kurti, tha se profesionalizmi i institucioneve të Kosovës nuk është me rrjedh lajmi në media, por në identifikimin e autorëve.

Sipas tij, është për keqardhje që një lajm i tillë u demantua nga institucionet e Maqedonisë së Veriut.

Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se nuk e dinë se cili ka qenë niveli i kërcënimit ndaj kryeministrit Kurti, por, sipas tij çështje të tilla nuk duhet të përdoren për qëndrime politike.

Megjithatë, Tahiri deklaron se agjenda armiqësore e Serbisë dhe presidentit Vuçiq nuk do të ndalet asnjëherë për destabilizimin e Kosovës.

Këto komente ata i bënë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ku u vendos që gjatë kësaj jave të mbahen tri seanca plenare.

Deputetët të mërkurën pritet të mblidhen për të shqyrtuar pikat e mbetura nga seancat e kaluara, kurse të enjten do të mbahen dy seanca të reja plenare, ku njëra do të shqyrtojë plotësim-ndryshimet kushtetuese për procesin e vetingut, ndërkaq tjetra marrëveshjet ndërkombëtare dhe pikat të tjera që janë në rend të ditës.

Në anën tjetër, shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se do të iniciojnë themelimin të dy komisioneve hetimore parlamentare, njëra për kontratat njëburimore dhe tjetra për tekstet shkollore.

Ndërkaq, shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, bëri të ditur se kanë mbledhur nënshkrimet për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për ligjin për sigurime shëndetësore.

Gjithashtu lexoni:

Hyseni: Është rritur numri i mjekëve dhe infermierëve në Gjilan

Sot mblidhet qeveria në detyrë, ky është rendi i ditës

Përpjekje e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Basha: Nuk na nevojitet marrëveshje për një të drejtë kushtetuese

Me ndezje të qirinjve, familjarët kërkojnë drejtësi për 27-vjeçarin

Kosova News 12/02/2024 12/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
clear sky
22° _ 22°
68%
1 km/h
Wed
20 °C
Thu
24 °C
Fri
27 °C
Sat
32 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Hyseni: Është rritur numri i mjekëve dhe infermierëve në Gjilan
09:22 -09/07/2025
Sot mblidhet qeveria në detyrë, ky është rendi i ditës
08:36 -09/07/2025
Përpjekje e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
08:34 -09/07/2025
Rasti i vdekjes në Lipjan, mbahet seanca dëgjimore ndaj policëve
08:32 -09/07/2025
Drita e nis me fitore Ligën e Kampionëve
23:03 -08/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?