KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Grafite nacionaliste në Serbi, analistët: Janë thirrje për dhunë
Rajon

Grafite nacionaliste në Serbi, analistët: Janë thirrje për dhunë

Kosova News
Kosova News 22:51 -19/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Rrugët në Serbi janë mbushur me grafite nacionaliste, nëpërmjet të cilave është dhënë një mesazh “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”. Analistët në Beograd këto mesazhe i quajnë të dëmshme për Serbinë dhe kritikojnë mosreagimin e shtetit ndaj këtyre veprimeve, raporton RTK.

Mesazhi “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” është militarist dhe thirrje për dhunë. Kështu vlerësojnë aktivistët në Beograd shfaqjen e grafiteve nëpër rrugët e Beogradit dhe qytete tjera. Ata kanë shprehur shqetësimin për mungesën e reagimit të shtetit.

“Këto grafite janë pasojë e mënyrës së politikës së Serbisë ndaj Kosovës, mungesës së dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, nëse kemi negociatorë që nuk mund të ulen bashke pa ardhur gjysma e botës. Kjo është pasoje kur të gjithë thonë se duan paqe, dhe kur paqja nuk është zgjedhje politike, atëherë grupe të tilla marrin një hapësirë dominuese në publik”, thekson Sofija Todoroviq, nga Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut.

Edhe pse grafite me mesazhe kërcënuese “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” nuk janë të firmosura, besohet se pas tyre qëndrojnë grupe të djathta.

Sipas aktivistet në mesazhe të tilla nuk ka as patriotizëm e as traditë, sepse flitet për angazhimin e ushtrisë kundër një kombi. Dhe për këtë këto mesazhe shihen si politike me synim të mashtrojnë opinionin.

“Realiteti nuk ka lidhje me ato ëndrrat e nacionalistëve serbë. Kjo flet në favor të faktit se është një reagim humbës ndaj krijimit të një narrative që nuk ka fare qëllim të realizohet. Ata duhet të kuptojnë, më vjen keq, por Kosova po ecën në rrugën e saj”, tha shkrimtari Vlladimir Arsenijeviq.

Kurse, Nenad Shebek, ish gazetar i BBC-së, ka thënë se është krejtësisht e kotë të mendohet qe ushtria e Serbisë do të kthehet në Kosovë kur Serbia është e rrethuar nga vendet e NATO-s.

“Prandaj, ai grafit është mbi të gjitha budallallëk, i pasaktë dhe i rrejshëm dhe plus është një lloj thirrje për dhunë”, tha ai.

Organizatat joqeveritare po përpiqen të pastrojnë këto grafite, por nga autorët marrin mesazhe se nëse fshihet një grafit, ata do të bëjnë 100 të njëjtat.

Gjithashtu lexoni:

Drejtues të lartë ushtarakë të Gardës së Iowas përcjellin nga afër ushtrimin e përbashkët me FSK-në

Vdekje e dyshimtë në Zveçan, një burrë gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij

Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim

Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak

Tragjedi në Lezhë, dy vajza të mitura mbyten në plazhin e Tales

Kosova News 19/08/2023 19/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Drejtues të lartë ushtarakë të Gardës së Iowas përcjellin nga afër ushtrimin e përbashkët me FSK-në
13:56 -20/06/2026
Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente
13:46 -20/06/2026
MINTI: Do të themelohet divizioni për gratë ndërmarrëse në Agjencinë e Re për Ndërmarrësi dhe Inovacion
13:43 -20/06/2026
Arrestohet 24-vjeçari i dënuar me 2 vjet burgim për përdorim të armës dhe armëmbajtje pa leje
13:40 -20/06/2026
Kurti: Do të vazhdojmë të mbështesim gratë ndërmarrëse
12:24 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?