Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të grabitjes së armatosur që ka ndodhur në një market në jug të Mitrovicës.
Rasti në fjalë raportohet të ketë ndodhur të martën në ora 20:55, në rrugën “Ferat Dragaj” në Mitrovicë.
“Tre viktima, dy meshkuj dhe një femër kosovarë, derisa kanë qenë duke punuar në market, një person i panjohur nën kërcënimin e armës u ka grabitur një shumë parash prej 781.20€ dhe është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.
Në lidhje me rastin Policia e Kosovës bëri të ditur se janë intervistuar tre viktimat dhe dy dëshmitar, por nuk raportohet për të arrestuar.
Ky rast sipas policisë vazhdon të jetë në procedurë hetimore.


