Shqipëria ka trefishuar epërsinë ndaj Çekisë. Ka realizuar sërish Taulant Seferi. Ai shënoi në minutën e 73-të pas asistimit nga Mirlind Daku.
Ishte goli i tij i dytë në këtë ndeshje.
Shqipëria dyfishon epërsinë
Taulant Seferi ka dyfishuar epërsinë e Shqipërisë në ndeshjen ndaj Republikës Çeke. Ai shënoi në minutën e 51-të pas një kundërsulmi të shpejtë të kuqezinjve.
Shqipëria në avantazh pas pjesës së parë
Shqipëria po avancon ndaj Çekisë pas pjesës së parë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Pas 45 minutave lojë, rezultati është 1:0 në favor të Shqipërisë. Golin për Shqipërinë në këtë pjesë, e shënoi Jasir Asani. Asani shënoi supergol nga distanca në minutën e dhjetë pasi mori top nga Ylber Ramadani.
Pas golit të shënuar, Shqipëria e kërkoi edhe golin e dytë, por nuk arriti të shënoj më shumë se një herë.
Çekia në pjesën e dytë do të jetë me një lojtar më pak, pasi sulmuesi Mojmir Chytil u përjashtua në minutën e 40-të pas kartonit të dytë të verdhë.
Ai u ndëshkua me të kuq, pasi luajti më dorë brenda zonës së Shqipërisë. Kjo ndeshje i takon Grupit E kualifikues dhe me fitore eventuale, Shqipëria do të bëjë edhe një hap të madh drejt kualifikimit në Evropianin e vitit të ardhshëm që do të mbahet në Gjermani.
Shqipëria në epërsi, Çekia mbetet me një lojtar më pak
Shqipërisë i kanë mjaftuar dhjetë minuta për ta zhbllokuar ndeshjen kundër Çekisë.
Në duelin që po luhet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë dhe i takon Grupit E kualifikues për “Euro 2024”, Shqipërinë e kaloi në epërsi Jasir Asani.
Asani shënoi nga distanca me një gjuajtje të fortë për 1:0 pasi mori top nga Ylber Ramadani.
Përveç disavantazhit, Çekia ka mbetur edhe me një lojtar më pak në fushë. Sulmuesi Mojmir Chytil është përjashtuar në minutën e 40-të pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Ai u përjashtua për shkak se luajti me dorë brenda zonës së Shqipërisë, duke shënuar gol nga afërsia, të cilin e anuloi arbitri kryesor.
Albania 1-0 Czech Republic – Jasir Asani 9′
byu/4gjdtokurwa insoccer
GOOOL – Shqipëria në epërsi
Shqipëria ka kaluar në epërsi ndaj Çekisë.
Jasir Asani shënoi një supegol në minutën e 9-të.
Nis ndeshja e rëndësishme, Shqipëria në kërkim të Evropianit
Ka nisur në Tiranë ndeshja shumë e rëndësishme, e vlefshme për kualifikimet për Evropianin “Euro 2024”, Shqipëri-Çeki.
E vlefshme për Grupin E, takimi ka rëndësi të madhe për të dyja kombëtaret. Në rast të triumfit, Shqipëria i afrohet me hap të madh kualifikimit në “Euro 2024”.
Para nisjes së takimit, Shqipëria i prin grupit me 10 pikë. Çekia është e dyta me tetë, aq sa ka edhe Moldavia. Polonia është e katërta me gjashtë e në fund Ishujt Faroe me një.